21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Rama, Ristani dhe Paloka përballen në gjykatë

Rama-Ristani-PalokaKryeministri Rama nuk ka përtuar dy herë për të shkuar në Gjykatën e Lartë për tu përballur me dy deputetët demokratë të cilët i ka paditur për shpifje.

Përballjen e parë shefi i qeverisë e pati me sekretarin e përgjithshëm të PD, Arben Ristani me të cilin nuk gjetën rrugë pajtimi në Gjykatë duke nisur kështu nje betejë ligjore me akuzat.

Edi Rama:” Besoj se është koha që gjithë sëbashku të fillojmë një betejë të paepur për ti dhënë fund një historie të shpifur që vazhdon prej vitesh, të një politike që jeton me shpifje dhe çorodit në vijimësi opinionin duke turpëruar Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët edhe në sytë e opinionit ndërkombëtar“.

Arben Ristani: “Provat janë të shumta, përvec dokumenteve zyrtare por le të themi për kënaqësine e publikut dhe tuajën, dhe një prononcim të Dritan Priftit, i cili e ka parë ramën që mbushte hundët me kokainë në zyrë gjë që tregon lidhjen e tij me krimin, sepse kokainën nuk e ka blerë në farmaci por e ka marrë nëpërmjet bandave kriminale”.

Kryeministri Rama u largua vetëm pak minuta nga Gjykata e Lartë dhe është rikthyer sërish, këtë herë për t’u përballur në sallën e gjyqit me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka.

Ka qenë mbrojtja ajo që ka marrë në dorë argumentimin e akuzave për të dy palët. Avokatja e kryeministrit Enkelejda Muçaj tha se akuzat e demokratëve janë shpifje të cilat kanë për qëllim cënimin e integritetit të kryeministrit.

“Deklaratat janë shpifje me dashje për të cënuar integritetin e kryeministrit dhe institucionit. Nëqoftëse jemi para fakteve të rënda të pretenduar në deklaratë duhet të ishin dorëzuar në isntitucionet e drejtësisë”.

Mbrojtësi ligjor i kreut të grupit parlamentar të PD tha se padia e kryeministrit është e pabazuar pasi sipas tij Paloka nuk ka shprehur një qëndrim personal, por zyrtar të Partisë Demorkatike.

“Dreklaratat e PD nuk i referohen shtetasit Edi Rama, por kryeministrit të vendit. Si të tilla ato janë qëndrim zyrtar i opozitës, ndaj dështimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar”.

Në fund nuk munguan as deklaratat politike mes palëve.

Edi Rama: “Pasi molepset opinioni publik me akuza të rënda, konkrete, të drejtëpërdreta, vijnë këtu në gjykatë dhe kërkojnë të pushohet çështja se nuk kanë prova, por kanë opinione. Ky është fundi i nje force politike që pretendon të përfaqësojë qytetarët dhe komunikon me qytetarët. Turp!”.

Edi Paloka: Çdo ditë e më shumë janë faktet publike që e vërtetojnë këtë. U përpoq herën tjetër, vuri nën presion Gjykatën, duke kërcënuar haptazi se nëse nuk dënohet Edi Paloka atëherë ju, i tha Gjykatës, po largoni kryeministrin e vendit nga posti i tij. Ky është presion direkt siç bëri edhe sot në pjesën e dytë të seancës gjyqësore ku përsëri, pasi fyeu para Gjykatës palën tjetër, prapë vendosi, dha vendimin për atë që kjo Gjykatë e nderuar duhet ta japë në fakt, mbasi të mbarojë procesi gjyqësor./Oranews/

Më Shumë

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit