3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Rama: Vjosa Park Kombëtar- ne të parët që e kemi promovuar

“Vjosa park kombëtar, kemi qenë ne, që e kemi promovuar të parët”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën e 7 prillit, në emisionin Wake up në Top Channel.

Sipas tij, zonë e mbrojtur është “një kategorizim” që e mbron qartësisht nga ndërhyrjet në shtratin e saj dhe nuk lejon ndërtimin e digave për hidrocentrale. Ndërsa koncepti park kombëtar “duhet trajtuar në zonë të kujdesshme”, pasi nuk mund të shtrihet në të gjithë Vjosën.

“Duhet ndarë zona e mbrojtur nga ajo park kombëtar, si dhe nga zhvillimi i aktiviteteve që nuk kërcënojnë Vjosën vetë”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera, Rama ka folur dhe për procesin e vaksinimit, duke e cilësuar si “rilindje” për qytetarët.

“Mjafton të shikosh mijëra gjyshër që janë çliruar nga ankthi. Patjetër që janë detyrim, po edhe miqtë tanë detyrim e kanë, por s’kanë filluar akoma vaksinimin”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, vaksinimi është një detyrim i kryer me sukses, që “vetëm ata që e kanë syrin top, veshët top dhe mendjen tapë” nuk duan ta pranojnë.

Sa i përket fushatës elektorale, që po zhvillon partia opozitare pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, Rama nuk ka hezituar, duke i kritikuar grumbullimet e tyre.

“Larg qoftë ne po shkojmë drejt skenarit që po flet Kosova, e cila po shkon drejt mbylljes”, ka theksuar Rama, duke vënë në qendër dhe rritjen e numrit të infektimeve në Kosovë, “si shkak i fushatës” së zhvilluar.

“Nuk jemi në kushtet e përfundimit të një mandati normal, por jemi në luftë”, e ka cilësuar kështu Rama fundin e mandatit të tij të dytë.

“Së pari, nuk kam përmendur asnjëherë punëtorë nga Bangladeshi. I ka përmendur zotëria që ishte aty. Që është sipërmarrës dhe është në kërkim të punëtorëve për një pagë prej 400 mijë lekëshe, ka mungesë punëtorësh”, ka shpjeguar ai.

Duke vënë në qendër dhe kërkesat për punësim të qytetarëve, Rama ka theksuar se qytetarët shqiptarë, në vendin e tyre, janë të prirë të kërkojnë vetëm punë në shtet.

“Nuk e kam thënë që shqiptarët janë dembelë. Ajo që kam thënë, është që shqiptarët janë punëtorët më të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë. Por, në Shqipëri janë të prirë të kërkojnë vetëm punë në shtet”, përmbylli ai.

Albanianpost.com

Më Shumë

12 të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja....

UEFA ndryshon formatin e Champions League dhe Europa League

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së pritet të miratojë në mbledhjen e radhës formatin e ri të Ligës së Champions League dhe Europa League. Formati i ri...

Smajl Latifi: Lum kombi që ka të tillë burra trima si Shkëlzeni me shokë!

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në përvjetorin e 22-të të Shkëlzen Haradinajt dhe shokëve të tij, ka thënë se lum kombi që...

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku (Tregim) Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po...

Ky është plani i Albin Kurtit për konfiskimin e pasurisë (Dokument)

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme, i cili do të mundësoi konfiskimin e pasurisë së secilit qytetarë të Kosovës,...

Në Spitalin e Prizrenit, trajtohen 113 pacientë

Sipas raportit të punës, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 911 pacientë. Nga kjo shifër, 750 raste janë të...

Policia për 24 orë gjobiti 844 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e...

E diela sjell dy ndeshje derbi në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit (28) në Superligën e Kosovës në basketboll, që ishte një nga më interesantet dhe më të...

Policia në Prizren arreston dy grupe të dyshuar se vodhën mbi 22 mijë euro

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020, në fshatin Lubizhdë dhe Skorobishtë kishin ndodhur një numër i...

Prizren, 26 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse...

Anton Quni: Nuk përjashtohet që kandidoj për kryetar të Prizrenit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar të komunës së Prizrenit. Quni në DPT te Fidani në...

Notre-Dame de Paris rihapet në vitin 2024

Katedralja e Notre-Dame de Paris, e shkatërruar nga zjarri në 15 prillin e dy viteve më parë, do të rihapet në 2024. Këtë e...

Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani gjatë muajve të ardhshëm. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane...

Leclerc: Synojmë podiumin në Imola

Pas vendit të gjashtë në garën e parë sezonale në Bahrein, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc rrit pretendimet. Në garën që zhvillohet këtë...

Në Prizren shpërndahen 380 pako ushqimore dhe higjienike për familjen në nevojë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten së bashku me konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydin dhe...

Donald Trump: Në vitin 2024 do ta rimarrim Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të...

Lajmet e Fundit