4.1 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Ramadan Klisurica: Përcaktuese, votat e komuniteteve

Ramadan Klisurica, njohës i çështjeve zgjedhore, për “Kosova Sot” theksoi se në garën për balotazh për kryetar të Prizrenit kanë mbetur dy kandidatët me të fuqishëm dhe më të përgatitur që ishin në garë, në mesin e dhjetë kandidatëve sa ishin gjithsej.

“Unë pres që të zhvillohet një garë shumë e fuqishme në mes të tashmë dy koncepteve të qeverisjes. Mendoj se gara në Prizren do ta marrë trajtën e garës për kryetar të Komunës së Gjakovës në vitin 2013, me ç’rast kishte një ndarje të theksuar të vendimit politik të zonave urbane nga vendimi politik i zonave rurale. Epërsia e kandidatit të PDK-së në rundin e parë nuk i siguron komoditetin e duhur për balotazh, aq më shumë duke e parë reagimin e kandidatit të LDK-së në favor të z. Haskuka dhe të mundësisë reale që edhe Berisha nga Nisma ta mbështesë kandidatin e VV-së. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave edhe fituesi i këtij balotazhi në Prizren do të përcaktohet nga votat e komuniteteve që jetojnë në këtë qytet”, theksoi Klisurica

Më Shumë

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që finalja e Kupës së Kosovës këtë sezon të zhvillohet në Rahovec. Sipas njoftimit...

P.C Prizreni në finale

Proton Cable Prizreni siguroi biletën për finalen e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Prizrenasit në gjysmëfinale fituan ndaj Istogut...

Pa pranga

Lajmet e Fundit