9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Ramadan Krasniqi shtrihet në spital

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Ramadan Krasniqi dyshohet se i është nënshtruar dje (e enjte) një operacioni.

Kjo pasi në rrjetet sociale një person ka publikuar një imazh bashkë me këngëtarin, i cili shihet i shtrirë në shtratin e një spitali.

Me këngëtarin tim të preferuar, Axha Dani. Të dëshiroj shëndet dhe e falënderoi zotin që ta mundësoi që ta kalosh operacionin me sukses,” ka qenë përshkrimi që ai i ka vënë imazhit ku është etiketuar profili privat i këngëtarit, Ramadan Krasniqi.

Një logo e cila gjendet në çarçafin e shtratit të spitalit, duket të jetë në formë të zemrës, çka i ngritë dyshimet se këngëtari mund t’i jetë nënshtruar një operacioni i cili ka lidhje me enët e gjakut ose me zemrën.

Gazeta Objektiv disa herë ka tentuar ta kontaktojë Krasniqin për të marrë infomacione pse i është nënshtruar këtij operacioni, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.

Këngëtari 59-vjeçari i cili ka mbi 45-vjet karrierë të bujshme muzikore, vazhdon të mbetet aktiv në skenë.

Ai asnjëherë nuk mbahet mend të jetë raportuar se ka qenë i shtrirë në spital, dhe disa herë në intervista ka treguar se është falënderues pse gëzon shëndet të plotë.

Më Shumë

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Formohet kabineti i ri drejtues i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që...

Lajmet e Fundit