12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ramadan Muja gjykohet në Gjilan

Gjykata e Apelit ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan si kompetente për ta gjykuar Ramadan Mujën dhe pesë të akuzuarit e tjerë për shpërdorim të pozitës zyrtare, njofton Klan Kosova.

Apeli vendosi kështu pas kërkesës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren.

R.M.,S.P.,A.A.,K.U.,A.T. dhe M.K., akuzohen për shkak të veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit, nga neni 422 paragrafi 1 e 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që kjo çështje penale, t’i kalojë në kompetencë ndonjë gjykate tjetër, me arsyetimin se njëra nga veprat për të cilat akuzohet i akuzuari R.M., është kallëzim penal i parashtruar nga Gjykata Themelore në Prizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku kryetari i gjykatës dhe një gjyqtarë janë dëgjuar si dëshmitarë.

Gjykata e Apelit vlerësoj Gjykata Themelore në Prizren, është jo-kompetente për ta gjykuar këtë çështje, për shkak se ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike ashtu siç parashihen në dispozitat e nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale.

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Delirium

Lajmet e Fundit