7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ramadani: Asllanaj kundërshtoi Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e “Ballkan-it”

Burim Ramadani AAKDeputeti nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani përmes një reagimi, ka thënë se kërkesa e ish-punëtorëve për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin e Fabrikës “Ballkan” është kundërshtuar nga Kryetari i Therandës, Sali Asllanaj.

Sipas tij, Asllanaj ka insistuar tërë kohën në takim që të organizohet vetëm një debat parlamentar, por jo edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, duke tentuar të argumentojë se kjo do të prishte raportet strategjike dhe nuk do të përkrahej nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

“Sipas propozimit të tre deputetëve të AAK-së nga Theranda, duke u bazuar edhe në kërkesat e ish-punëtorëve, Komisioni Hetimor Parlamentar të ketë për objekt hetimin E PLOTË të procesit të privatizimit të Fabrikës “Ballkan”, përkatësisht vendimet e AKP-së, Qeverisë së Kosovës, si dhe Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Zhvillimor Komunal të Komunës së Therandës të miratuar në vitin 2008.

Ky propozim nuk u përkrah nga Kryetari Sali Asllanaj, sidomos në pikën e fundit të hetimit të asaj që ka ndodhur rreth Planit Zhvillimor Urban në Komunën e Therandës në vitin 2008’, ka sqaruar Ramadani.

“Ajo që ka mbetur si përfundim nga ky takim, është shqyrtimi i mundësisë që LDK-ja të ndërrojë qëndrimin dhe të bashkohet në nismën e mundshme të deputetëve të Therandës për Komisionin Hetimor Parlamentar për Fabrikën “Ballkan””/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit