23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Ramazani 2021: Koha e agjërimit në gjithë botën – Sa orë do të agjërohet në Kosovë?

Këtë vit muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani do të fillojë të martën, 13 prill. 

Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku nga 10 deri në 21 orë në varësi të vendit ku jeni në botë, raporton aljazeera.

Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja lëngjeve dhe duhanit si dhe marrëdhëniet seksuale për të arritur “taqwa”, gjegjësisht adhurim më i madh ndaj Zotit.

Ramazani fillon 10 deri në 12 ditë më herët se çdo vit. Kjo sepse kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor, “Hixhri” me muaj që janë të gjatë nga 29 deri në 30 ditë, transmeton Telegrafi.

Herën tjetër, kur muaji i shenjtë i myslimanëve do të fillojë më 13 prill, do të jetë rreth 33 vjet nga tani, ose viti 2054.

Numri i orëve të ditës ndryshon nga vendi në vend. Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili ose Zelanda e Re do të agjërojnë mesatarisht 11 orë ndërsa ata që jetojnë në vendet veriore si Islanda ose Norvegjia do të kenë një agjërim 18+ orë.

Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të ulet deri në vitin 2032, e cila është viti kur Ramazani do të bjerë gjatë solsticit dimëror – dita më e shkurtër e vitit.

Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës – dita më e gjatë e vitit verior. Për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.

Në qytetet ekstreme më veriore të tilla si Longyearbyen, Norvegji, ku dielli nuk perëndon nga 20 prilli deri më 22 gusht, vendime fetare, ose fatwa, janë lëshuar për të ndjekur kohën në Mekë, Arabinë Saudite, ose në vendin më të afërt mysliman.

Ndërkohë, dita më e shkurtër e agjërimit në vendin tonë është 15 orë e 25 minuta (3:50-19:35) gjersa më e gjata është 17 orë e dy minuta (2:56-20:06).

Pas një muaji agjërimi, myslimanët festojnë festën e quajtur Bajram dhe i urojnë njëri-tjetrit ‘Bajram Mubarak’ (Keni një Bajram të bekuar).

Bajrami është një ngjarje shoqërore që festohet duke pasur familjen, miqtë dhe fqinjët tuaj për një festë të madhe.

Kufizimet e COVID do të bëjnë që festimet e Bajramit të jenë më të vogla dhe të distancuara nga shoqëria, por janë akoma kuptimplota.

Më poshtë është numri i orëve të agjërimit në qytete anembanë botës. Orët dhe kohët aktuale të agjërimit do të ndryshojnë nga dita, si dhe metodat e llogaritjes.

Nuuk, Grenlandë: 19-20 orë

– Reykjavik, Islandë: 19-20 orë

– Helsinki, Finlandë: 18-19 orë

– Stokholm, Suedi: 17-18 orë

– Glasgow, Skoci, Britani: 17-18 orë

– Oslo, Norvegji: 17-18 orë

– Kopenhagë, Danimarkë: 17-18 orë

– Moskë, Rusi: 17-18 orë

– Berlin, Gjermani: 16-17 orë

– Amsterdam, Holandë: 16-17 orë

Orët më të gjata të agjërimit

– Varshavë, Poloni: 16-17 orë

– Londër, Mbretëri e Bashkuar: 16-17 orë

– Paris, Francë: 16-17 orë

– Nur-Sulltan, Kazakistan: 16-17 orë

– Bruksel, Belgjikë: 16-17 orë

– Cyrih, Zvicër: 16-17 orë

– Bukuresht, Rumani: 15-16 orë

– Otava, Kanada: 15-16 orë

– Sofje, Bullgari: 15-16 orë

– Romë, Itali: 15-16 orë

– Madrid, Spanjë: 15-16 orë

– Lisbonë, Portugali: 15-16 orë

– Athinë, Greqi: 15-16 orë

– Pekin, Kinë: 15-16 orë

– Washington, DC, SH.B.A.: 15-16 orë

– Pyongyang, Koreja e Veriut: 15-16 orë

– Ankara, Turqi: 15-16 orë

– Rabat, Marok: 14-15 orë

– Tokio, Japoni: 14-15 orë

– Islamabad, Pakistan: 14-15 orë

– Teheran, Iran: 14-15 orë

– Bagdad, Irak: 14-15 orë

– Bejrut, Liban: 14-15 orë

– Damask, Siri: 14-15 orë

– Kajro, Egjipt: 14-15 orë

– Jerusalem: 14-15 orë

– Qyteti i Kuvajtit, Kuvajt: 14-15 orë

– Qyteti i Gazës, Palestinë: 14-15 orë

– New Delhi, India: 14-15 orë

– Hong Kong: 14-15 orë

– Daka, Bangladesh: 14-15 orë

– Kabul, Afganistan: 14-15 orë

– Riad, Arabia Saudite: 14-15 orë

– Doha, Katar: 14-15 orë

– Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe: 14-15 orë

– Aden, Jemen: 13-14 orë

– Addis Ababa, Etiopi: 13-14 orë

– Dakar, Senegal: 13-14 orë

– Abuja, Nigeri: 13-14 orë

– Colombo, Sri Lanka: 13-14 orë

– Bangkok, Thailand: 13-14 orë

– Khartoum, Sudan: 13-14 orë

– Kuala Lumpur, Malajzi: 13-14 orë

– Singapori: 13-14 orë

– Nairobi, Kenia: 13-14 orë

– Luanda, Angola: 12-13 orë

– Xhakarta, Indonezi: 12-13 orë

Orët më të shkurtra të agjërimit

– Brasilia, Brazil: 12-13 orë

– Harare, Zimbabve: 12-13 orë

– Johannesburg, Afrika e Jugut: 11-12 orë

– Buenos Aires, Argjentinë: 11-12 orë

– Ciudad del Este, Paraguai: 11-12 orë

– Kejptaun, Afrika e Jugut: 11-12 orë

– Montevideo, Uruguaj: 11-12 orë

– Canberra, Australi: 11-12 orë

– Puerto Montt, Kili: 11-12 orë

– Christchurch, Zelanda e Re: 11-12 orë.

 

 

 

Më Shumë

Momenti kur policia arreston disa të rinj në Prizren

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit. Pas kësaj përleshje fizike është nevojitur edhe ndërhyrja e...

Spanja feston fundin e izolimit për COVID-19 pas gjashtë muajsh mbyllje

Festat e improvizuara në rrugë shpërthyen në të gjithë Spanjën, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme gjashtëmujore, e vendosur për të luftuar pandeminë, mbaroi. Skenat e vallëzimit...

Pas shumë vitesh bashkë, merr fund lidhja e Bojken Lakos me këngëtaren e njohur

Kantautori i njohur Bojken Lako dhe këngëtarja Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Lajmin e ka pohuar vetë Semi ditën e...

Të martën përballja e tretë, Peja kërkon rikthimin e madh – Yllit i mjafton një fitore për titullin

Të martën (nesër) do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe...

Me kompletet e portokallta Shyhretja duket si vajzë e re

Shyhrete Behluli është një këngëtare që në shumë aspekte merr vëmendje për stilin e veçantë që ka.Me postime të shumta në rrjete sociale, ajo...

Provim shtetëror për mësimdhënësit fillestarë, flasin ekspertët e arsimit

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditë më parë ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të...

Kërcënohet Beni Kizolli

Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli. Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar...

66-vjeçari që ka 16 gra dhe 151 fëmijë

Një burrë, i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë, thotë se kërkon që të shtojë familjen. Misheck Nyandoro, nga Zimbabve, thekson për “The Herald”...

“Gjakderdhje financiare”, PSD i hedh ngjyrë Qeverisë, ka arrestime

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë. Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit...

Hamilton nuk njeh rivalë, triumfon edhe në Spanjë

Lewis Hamilton nuk njeh rivalë edhe për këtë sezon. Piloti britanik triumfon edhe në garën e Montmelos të Barcelonës, e treta sezonale për të,...

Zvicra e heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetësisë në Zvicër ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me rrezikshmërinë e vendeve nga COVID-19. Sipas raportimit të gazetës zvicerane...

Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë. Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një...

Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit

Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum. Ekipi i Klan Kosovës ishte...

Një person tenton të vetëvritet në Suharekë

Një person në fshatin Semetishtë të Suharekës ka tentuar të bëjë vetëvrasje nw orët e para të mëngjesit të së premtes. Ai  ka tentuar të...

Nënshkruhet memorandum për organizimin e Autostradës Biennale në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, ka pritur në takim përfaqësuesit e festivalit ndërkombëtar Autostrada Biennale, me të cilët...

54-vjeçaren e zë rryma, po mbushte telefonin që ia kishte dhuruar bashkëshorti

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korrenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në...

Lajmet e Fundit