15.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Ramë Vataj rikandidon sërish për kryetar të PDK-së në Suharekë

Ramë Vataj nga Partia Demokratike e Kosovës, sërish do të kandidojë për të parin e komunës së Suharekës.Këtë për

Gazetën Blic e kanë bërë të ditur burime mirë të informuara të cilat kanë shtuar se ai ka mbështetje të fuqishme edhe nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli.Vataj synon rikthimin e tij në pozitën që më 2014 edhe e mbante. Dy vite më vonë (2016) ai kishte marrë votat e duhura edhe për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës por, së bashku me Bajram Zejnullahun dhe Bajram Rexhepin refuzuan për tu bërë deputetë të PDK-së.

Pati thënë se është i përcaktuar për punën e rektorit në Universitetin e Prizrenit dhe nuk i ka mbetur merak që të ishte pjesë e kësaj legjislature.“Kur i kam parë skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës, hedhjen e gazit lotsjellës dhe përplasjen e deputetëve mes veti, i kam thënë vetës mirë që nuk jam pjesë e kësaj legjislature”, ka deklaruar Vataj.Vataj, më 2014 me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ishte zgjedhur rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

 

Ky ri kandidim i Vatajt për të udhëhequr me PDK-në në Suharekë, vjen vetëm pak kohë pasi përfundoi mandatin e rektorit të Universitetit të Prizrenit./Gazeta Blic

Më Shumë

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme: Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji "Fama". Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji "Fama". Diplomën Master,...

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Lajmet e Fundit