-5.6 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Ramiz Kelmendi për ikjen masive të qytetarëve: S’bën me pasë rrogë nën 500-600 euro

Biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se duhet bërë ngritje e ndjeshme e pagave në sektorin privat për ta parandaluar sadopak emigrimin shqetësues të të rinjve drejt Perëndimit.

Kelmendi ka thënë se nga viti 2023 pagat duhet të arrijnë në 700 euro.

“Nuk bënë në 2023-n me pasë rrogë ndër 500-600, mos ta harroni këtë punë, s’duhet me harru të gjithë ne… pa marrë parasysh a është i kafiqit, a është i tregtisë… që nëse nuk arrin paga në 700 euro ne nuk do të arrijmë t’i mbajmë, për arsye se do të zvogëlohet numri i njerëzve dhe konsumi”, ka deklaruar ai në T7.

Megjithatë, në anën tjetër Kelmendi ka deklaruar se është e vështirë të pengohen njerëzit për të ikur drejt Perëndimit.

“Për arsye se njerëzit janë të mbushur dhe inspiruar që të gjejnë mundësi më të mira. Do të shkojnë 200 mijë veta, ata me vete i marrin 200 milionë euro. Të gjithë ata që kanë shku çojnë lajmin se po marrin paga 1,000 euro e 2,000, por kurrkush nuk e di sa janë shpenzimet atje. Por disa po fuqizohen, kjo do të thotë se ata nuk do të kthehen më kurrë”, ka thënë ai.

Sipas tij, shteti ka pak mundësi të bëjë diçka për ta parandaluar emigrimin masiv.

Më Shumë

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës. Lajmin për tëvë1.info e...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit