10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Ramush Haradinaj marshon në Prizren

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku ka marrë pjesë në një tubim të madh me qytetarë.

Haradinaj është takuar me qytetarë të rëndomtë të Prizrenit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatave zejtare e afariste, dhe anëtarë e simpatizantë të AAK’së.

Lajmin e ka bërë të ditur Dega e AAK’së në Prizren, e cila ka publikuar edhe disa fotografi nga ky tubim.

Kreu i AAK’së i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës sa ka qenë në Francë.

Ai ka shprehur optimizëm të madh për sukses të AAK’së në zgjedhjet e 11 qershorit, duke premtuar se “ndryshimi po vjen” në vend.

AAK do të hyjë në zgjedhje në koalicion parazgjedhor me NISMA’n për Kosovën.

Merret vesh se në listën prej 100 kandidatëve për deputetë, 73 kandidatë do të jenë nga partia e Haradinajt dhe 33 kandidatë nga partia e Limajt.

Thuhet se se në dhjetëshen e parë AAK do të ketë gjashtë kandidatë, ndërsa Nisma katër. Bartës i listës dhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë ish-kryeministri Haradinaj.

Haradinaj gjatë ditës së djeshme në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me partitë që kanë qeverisur vendin deri dje.

“Kemi vija të kuqe për partitë që kanë qenë në pushtet”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se AAK së bashku me NISMA’n për Kosovën janë të hapur për partitë e tjera si dhe pjestarë të shoqërisë civile.

Mësohet se këto dy subjekte janë duke diskutuar me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe subjekte tjera më të vogla.

Image may contain: 9 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: 7 people, people standing, wedding, suit and indoor

Image may contain: 3 people, crowd and indoor

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Lajmet e Fundit