3.3 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Ramushi ende s’ka thënë “PO”

Ramush haradinaj ne zgjedhjePartnerët e Bllokut ende nuk e dinë nëse synimi i tyre për ta udhëhequr vendin do të mund të realizohet, pas momentumit të ri politik që u krijua me tërheqjen nga posti i pretenduar i Kryeparlamentarit, duke bërë kështu që marrëveshja fillestare e koalicionit të tyre të bjerë poshtë.

Kërkesa e LDK’së për ta marrë Kryeministrin – post ky për të cilin Ramush Haradinaj ishte i nominuar për pesë muaj – aktualisht e ka shndërruar Bllokun në një gjendje të ngrirë, ndërkohë që pritet një raund i ri bisedimesh për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Burime të Politiko.net kanë pohuar se Lideri i AAK’së nuk e ka mirëpritur idenë e LDK’së për Kryeministrin.

“Ramush Haradinaj nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje brenda Bllokut. Ajo që mund të thuhet është se ai nuk e ka mirëpritur idenë për ridizajnim dhe ende nuk ka thënë ‘Po’. Mirëpo, pritjet janë për arritjen e një marrëveshjeje të re”, ka thënë për Politiko.net një burim brenda Bllokut Opozitar.

Tema e kalimit të postit të Kryeministrit nga AAK në LDK, siç thuhet, është hapur në dy javët e fundit.

Shenjat e para të mosdorëzimit të AAK’së, në opinion, i ka dhënë edhe Sekretari i kësaj partie, Burim Ramadani, i cili të shtunën ka deklaruar se për AAK’në vlen marrëveshja fillestare, sipas së cilës Ramush Haradinaj do të duhej ta drejtonte Qeverinë. Ai, madje, është shprehur se “Aleanca është pjesë e Qeverisjes Haradinaj që do të ndodhë në qeverisjen e ardhshme”.

LDK-AAK-Nisma kanë pranuar të premten që ta votojnë Kryeparlamentarin e PDK’së, pesë muaj pasi vendi ishte mbajtur i bllokuar për këtë shkak, si përgjigje e menjëhershme nga tërheqja e vërejtjes së Ambasadores Amerikane, Tracy Jacobson, se ky post i takon partisë fituese të zgjedhjeve, ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe ashtu siç kishte vendosur Gjykata Kushtetuese.

Më Shumë

Aksidentohet rëndë familja pesëanëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është aksidentuar një familje e tërë shqiptare...

Ndërroi jetë profesori dhe studiuesi i njohur, Enver Batiu

Ka ndërruar jetë profesori dhe studiuesi i historisë, Enver Batiu, një emër i njohur i arsimit dhe i hulumtimeve shkencore në Opojë dhe më...

Lajmet e Fundit