15.2 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Raporti i mirë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka mohuar konstatimet e opozitës për Raportin e Auditorit.

Sipas tij, ky raport është më i miri.

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, dua të njoftoj që raporti i fundit i auditorit, është raporti më i mirë që Komuna e Prizrenit ka pasur ndonjëherë. Andaj konstatimet e opozitës në Prizren nuk e tregojnë realitetin”, shkruan Haskuka.

“E gjetura kryesore e Raportit të Auditimit të Pasqyrave Financiare, është “Opinioni i pamodifikuar me theksim të çështjes”, kjo ka të bëjë me keq klasifikimet e shpenzimeve”.

“Sipas këtij treguesi, në vitin 2019 shuma totale e identifikuar si keq kategorizim ka qenë 881,753. Nga kjo shumë 444,740 kanë qenë pagesa të kryera nga thesari në bazë të vendimeve gjyqësore. Në anën tjetër, vetëm 444,013 ishin si rezultat i planifikimit joadekuat të buxhetit”.

“Për krahasim të drejtë, në vitin 2016 keq klasifikimet ishin në vlerë 2,227,559 euro, ndërsa në vitin 2019 kjo shumë ka rënë në vlerën 444,013 Euro”.

“Ata që kuptojnë matematikë e statistikë, mund të kalkulojnë ndryshimin. Por, jam pesimist për disa zyrtarë të PDK-së dhe LDK-së”.

“Ndryshimet dhe stabilizimi i komunës po merr kohë, ngase gjendja në të cilën e kemi marrë ka qenë para kolapsit por jemi në drejtim të duhur, kemi vullnet, dije, kurajo dhe do të vazhdojmë të sjellim ndryshimin!”

Më Shumë

Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në Eurovision

Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit të këtij viti të “Eurovision”. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike nga Shqipëria, është renditur në vend...

Haxhi Avdyli: Zhvatja e buxhetit, specialitet i ekipit të Totajt

Kryetari i partisë Guxo në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të...

Lajmet e Fundit