11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Raportohet se Muriqi ka dështuar t’i kalojë testet mjekësore me Club Brugge

Kalimi i Vedat Muriqit te club Brugges po shoqërohet me një enigmë të madhe në orët e vona. Mediat belge raportojnë për disa probleme të evidentuara gjatë testeve mjekësore.

Muriqi gjatë ditës së djeshme arriti në tokën belge. Club Brugges dhe Lazio në parim u pajtuan për transferimin e sulmuesit kosovar për 11 milionë euro.

Mirëpo, mediat belge kanë filluar të raportojnë se gjatë testeve mjekësore, të zhvilluara gjatë ditës së sotme, jo gjithçka ka shkuar mirë. Gazetari belg David Van den Brock, i cili ka përcjellë nga afër të gjithë rrjedhën e negociatave mes dy klubeve, raporton se Vedat Muriqi ka dështuar t’i kalojë testet mjekësore. Gjithnjë sipas gazetarit belg, kjo nënkupton se edhe transferimi i tij te Club Brugges ka dështua

Në bazë të të njëjtave burimeve, hamendësimi i klubit belg ka ardhur pasi janë kryer testet mjekësore dhe është konstatuar se Muriqit i nevojiten të paktën edhe tetë javë për ta rimarrë veten dhe formën e tij optimale. Meqë kampionati në Belgjikë fillon pas dy javësh, klubi ka shprehur ngurrim që tani për tani të ngutet për ta federuar si lojtar të tyrin.

Në mediet belge raportohet se gjithë kjo situatë e re ka shtyrë drejtuesit e Club Brugge që Lazios t’ia paraqesin një ofertë tjetër. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje. Për shtypin belg nuk ka vend për mëdyshje: Vedat Muriqi po rikthehet në shtëpi dhe Club Brugge ka filluar gjuetinë sërish nga e para për ta kërkuar një sulmues të ri.

Këto raportime akoma nuk janë konfirmuar si të vërteta nga asnjëri prej dy klubeve. Megjithatë, edhe demantime serioze akoma nuk ka pasur. Gjatë orëve në vijim pritet të sqarohet më shumë kjo situatë, e cila për momentin po duket gri.

Të mërkurën, i prononcuar ekskluzivisht për gazetën Nacionale, vetë drejtori i Lazios, Igli Tare, në mënyrë koncize e konfirmoi arritjen e marrëveshjes mes të dy klubeve për transferimin e Muriqit në Belgjikë. Madje, ai potencoi faktin se Muriqi do të shitej për një çmim prej 11 milionë eurosh.

Andaj, ishte e papritur të raportoheshin gjithë këto prapaskena. Dita e sotme pritej të ishte një hap para drejt zyrtarizimit përfundimtar të Muriqit si sulmuesi më i ri i Club Brugge. Sidoqoftë, për mediet belge, gjithçka nuk ka shkuar sipas planit dhe skenari është ndërlikuar, me Muriqin që dyshohet se nuk i ka bindur gjatë testeve mjekësore/Nacionale

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit