Rashica: Ja si e mposhtëm Bashkimin

Sigal Prishtina “është kthyer në lojë” në luftë për titullin e kampionit, pasi në ndeshjen e tretë të serisë finale e mposhti Bashkimin me shifrat 88:77 dhe tani rezultati është 2:1 për prizrenasit. Trajneri i skuadrës kryeqytetase, Andin Rashica, është shprehur i kënaqur me lojën e basketbollistëve të tij.

“Lojtarët tanë kanë luftuar që nga fillimi e deri në fund të ndeshjes. Kemi aplikuar mbrojtje shumë të fortë. Basketbollistët tanë duhet ta kenë të qartë se vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet në ndeshjet finale”, ka thënë Rashica. Numri një i bankinës bardhekaltër shpreson që edhe në ndeshjen e katërt skuadra e tij të tregojë lojë të tillë.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe ata kanë nevojë për kohë, por besoj se edhe në Prizren do të tregojmë të njëjtën lojë, sepse vetëm kështu mund të shpresojmë për ndeshjen e pestë eventuale”, ka shtuar Rashica. Ndeshja e katërt zhvillohet në mesjavë në Prizren.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit