Rashica: Krenar për golin e parë në skuadrën e madhe Werder Bremen (VIDEO)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, mbrëmë ka shënuar golin e parë në Bundesliga.

Skaudra e Rashicës, Werder Bremen mposhti 3:1, Cologne, kurse shqiptari nga Kosova shënoi golin e parë në ligën gjermane në minutën e 58.

Për këtë gol Rashica është shprehur shumë i lumtur, përcjell Klan Kosova.

“Çfarë loje. Ende jam i elektrizuar. Stadium i madh, atmosferë e pabesueshme nga tifozët e Werder, që ta përkrahën nga minuta e parë”.

“Krenar që shënova golin e parë për këtë ekip të madh në ndeshjen e parë në Weser-Stadium. Faleminderit djema”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Ky është goli i Rashicës:

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit