9.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Reagon Gërmizaj: Konkursi i ligjshëm, Haskuka më bëri presion

Drejtori i Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj, ka reaguar pas shkarkimit të tij nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, thotë se konkursi ka qenë në përputhje me ligjin.

Postimi i plotë i Gërmizajt në Facebook:

Përmes rrjeteve sociale u njoftova që kryetari i Komunës ka marrë nje qëndrim lidhur me punën time si drejtor i DKA-së.

Ndihem i obliguar të njoftoj se i gjithë angazhimi im në udheheqjen e arsimit në Prizren ka qenë në përputhje me ligjet dhe udhëzimet administrative, prandaj arsyetimi i z. Haskuka nuk qëndron, por e verteta është se që nga dita e parë kur e kam marrë këtë detyrë jam përpjekur ti evitoj dobësitë në sistemin arsimorë në Prizren.

Konkursi i fundit është në përputhje me ligjin e arsimit parauniversitar, udhëzimet administrative si dhe ligjin e punë dhe lidhur me dilemat që janë shfaqur kohë pas kohe gjatë procesit të konkursit, unë kam kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat më kanë dhënë të drejtë në vazhdimin e procesit të konkursit.

Një gjë është e vërtetë dhe për të cilën ju siguroj se unë nuk kam rënë pre e presioneve dhe kërkesave të jashtëligjshme lidhur me konkursin nga Mytaher Haskuka dhe klani që e rrethon atë, prandaj me shumë ndershmëri jam munduar ti shërbej mbarëvajtjes së konkursit, me qëllimin më të mirë që fillimi i vitit shkollor të filloj mirë e mbarë, ku për fatin e keq Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kanë idenë se procesi mësimor fillon pa 70 punëtorë të arsimit.

Si drejtor i përgjegjshëm i DKA-së në Prizren kam pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 drejtorë të shkollave si dhe nuk jam pajtuar që pjesë e komisioneve përzgjedhëse të jenë mbetjet e klanit pronto të cilët janë të denuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq për të parin e Prizrenit nuk paraqesin ndonjë problem.

Në fund i falenderoj të gjithë anëtarët e komisioneve, punëtorët e DKA-së të cilët kanë bërë punë të jashtëzakonshme për fillimin e procesit mësimor si dhe jam shumë mirënjohës NISMES Socialdemokrate e cila më ka besuar këtë përgjegjësi të cilën e kam kryer me nder deri ditën e sotme. Jam i bindur se pas dy vitesh do e vazhdojmë punën aty ku po e lëmë.

Me respekt
Gani Gërmizaj

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa...

Gjendet një trup pa shenja jete në Suharekë

Policia e Kosovës po heton një rast vdekjeje në Suharekë, pasi gjetjes së një trupi pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i...

Lajmet e Fundit