6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Reagon Haradinaj: I papranueshëm vendimi i KSHC’së për mbylljen e Universiteve në Pejë Mitrovicë e Prizren

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e universiteteve publike të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Haradinaj ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe do të veprojë menjëherë duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren. Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar Haradinaj.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë sot ka vendosur që mos të akreditojë asnjë program të këtyre tri universiteteve publike për vitin 2019/2020.

Ndërkaq Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka sqaruar se Univeriteti i Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës mund të aplikojnë për akreditim vitin e ardhshëm, por këtë vit akademik nuk mund të pranojnë studentë të rinj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga ORCA, ku thuhet se këto universitete nuk do të mbyllen, por vetëm nuk mund të pranojnë studentë të rinj në vitin akademik 2019/2020.

“ORCA si organizatë monitoruese e KShC-së sqaron mediet dhe publikun se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim./GazetaExpress

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit