4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Rebelohet Ardit Gjebrea: Mos më fusni miq për festivalin

Ardit GjebreaNa ndajnë edhe pak muaj nga startimi i “Kënga Magjike”, festivalit të përvitshëm muzikor. Ditët e
para të shtatorit janë dhe afatet e fundit të këngëtarëve për të prezantuar produksionet e tyre. Producenti Ardit Gjebrea ka reaguar në “Facebook”, i irrituar nga ‘miqtë’ që tentojnë të ndërhyjnë për t’u bërë pjesë e kompeticionit.

Arditi ka shkruar se me të nuk funksionon strategjia e të pasurit një mik; të gjithë mund të njihen me kriteret e pranimit nëpërmjet faqes online të festivalit. “Për 2 ditë fillojnë pranimet për festivalin ‘Kënga Magjike’. Rregulli dihet: kush ndërhyn Për këngët që të pranohen, ato as nuk kalojnë pranë komisionit, por përjashtohen nga gara. Pak më parë, një i njohuri im ndërhyn për dikë nga Zvicra dhe unë i them: Në faqen zyrtare janë të gjitha rregullat e festivalit.

Tashmë nga Zvicra nuk pushon zilja e telefonit. Sigurisht, unë nuk përgjigjem dhe ky status është për të lajmëruar publikisht të gjithë ‘miqtë’ që, nëse do të ndërhyjnë për të njohurit apo të afërmit e tyre duke më kërkuar favore, me mua nuk funksionon. Jemi në rregull Arben?!”, përfundon mesazhi i tij.

Më Shumë

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Lajmet e Fundit