”Reformimi i PDK do të intensifikohet”, Shaqir Totaj i befasuar nga rezultati i thellë i zgjedhjeve në Kosovë

Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të tha se nuk e priste një rezultat me kaq shumë diferencë votash por sidoqoftë vullneti i popullit do të respektohet deri në fund.

Në intervistën për Euronews Albania, Totaj tha procesi i reformimit të partisë duhet jo vetëm të vazhdojë por dhe të intensifikohet.

Për shkak se skena politike është shumë dinamike, nënkryetari i PDK-së tha se duhet analizuar nga organet e partisë se çfarë duhet të ndryshoje e çfarë duhet të përmirësohet.

Shaqir Totaj nuk kishte një përgjigje të saktë nëse do të jetë PDK-ja e gatshme të votojë për një president të propozuar qoftë dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne do të jemi konstruktiv dhe do të kemi në rend të parë interesin e funksionimit apo mbarëvajtjes së punëve të shtetit ndërsa për diçka më tepër, na duhet të konsultohemi me organet e partisë para se të marrim jë qëndrim se si do të veprojmë,” – tha ai.

Ndërkohë ai pohoi gjithashtu se nëse Thaçi e Veseli do të kishin qenë pjesë e zgjedhjeve zhvillimet dhe rezultati do të ishin ndryshe.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Lajmet e Fundit