16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Regjisori emigrant, Roland Uruçi, sjellë në DokuFest një histori migrimi

Në kudër të temës që po trajton sivjet festivali DokuFest, që po mbahet në Prizren, sjell një film edhe regjisori shqiptar, Roland Uruçi, i cili jeton e vepron në Nju Jork të Amerikës.

Një histori migrimi është edhe historia e jetës së Uruçit, familja e të cilit migroi nga Dibra e Maqedonisë në vitin 1969, kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Ai u rrit e u afirmua profesionalisht në filmbërje e aktrim në SHBA ku edhe përfundoi me sukses shumë projekte.

Në një intervistë për KosovaLive këtu në Prizren, Uruçi tregoi së në qendër të subjektit të filmit të tij, që titullohet “Paftuar”, është historia e vërtet e një miku të tij, Julian Bibës, i cili në periudhën 1992-1993, marr parasysh situatën e Shqipërisë së asaj kohe, tenton ta kalojë kufirin me Greqinë për të gjetur atje një jetë më të mirë, por kapet dhe torturohet nëpër burgje, duke parë me sytë e tij dhe duke qenë viktimë e keqtrajtimeve të ndryshme që iu bëheshin emigrantëve.

Historinë e mikut të tij Uruçi e shkroi si një skenar për film të gjatë, por shkaqet financiare e detyruan ta përmbledhë atë në vetëm 21 minuta, duke e realizuar kështu si një film të shkurtër.

“Historinë e Julianit e kam shkruar si një skenar për film të gjatë në një periudhë kohore prej një muaji e gjysmë, sepse mendoja se do të dilte një film shumë i mirë, por në mungesë të buxhetit ky film u realizua si një film i shkurtër”, tregoi ai.

Titullin “Paftuar” ai ia ka vënë duke dashur të shpreh situatën e emigrantëve, që sipas tij, janë të pa dëshiruar, të paftuar.

“Unë jam vet mërgimtar dhe e di ndjenjën e të qenit i tillë. Jam ballafaquar dhe ballafaqohem me komentet dhe qëndrimit e njerëzve kur iu drejtohen emigrantëve si të dëmshëm, të panevojshëm, të paftuar. Jam rritur në Amerikë, jetoj atje, jam shkolluar, kam shoqëri, punë dhe gjithçka, por edhe e di që jam i huaj në Amerikë, dhe mua kjo më dhemb”, tha ai.

Ekipi i “Paftuar” përbëhet prej 10 aktorësh dhe roli kryesor i ka takuar Albi Dhimas, një aktor jo profesionist por të cilit regjisori ia ka besuar rolin e mikut të tij. Në realizimin e këtij filmi në Fier e në Athinë regjisori pati mbështetjen e miqve të tij Bujar Alimani dhe Tefta Bejko.

Uruçi thotë se kur realizon një film për të është e rëndësishme ta ndjejë besimin e ekipit të tij dhe këtë ai e ka arritur në këtë film, ndaj është ndarë i kënaqur.

“Paftuar” i Roland Uruçit do të shfaqet dy herë në kuadër të festivalit, më 12 gusht në DokuKino Pllato me fillim nga ora 20:00 dhe më 15 gusht, në Shtëpinë e Kulturës me fillim nga ora 18:00 dhe është në garë në kategorinë e filmave të shkurtër.

Ky ishte filmi i parë që ai realizoi në tokën shqiptare dhe për të ishte tepër e rëndësishme dhe vetëm nisje për realizimet e planeve të tij të ardhshme që përfshijnë edhe realizimin e një filmi në Dibër.

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. Raporti i policisë Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë...

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Lajmet e Fundit