Regjisorja ukrainase takon Kurtin në Prizren: Kryeministri beson në fitoren e Ukrainës

Regjisorja ukrainase, Jeanne Dovhych që u bë lajm para disa ditësh për përvojën e saj me policin kosovar në Aeroportin e Prishtinës, ka përcjellë nga Twitteri i saj një tjetër moment. Këtë radhë nga Prizreni, ku po merr pjesë në Dokufest.

Ajo ka thënë se ka takuar kryeministrin Kurti me të cilin kanë folur edhe për Putinin e luftën.

“Dokufesti në Prizren nuk është i rëndësishëm vetëm për filma e diskutime, por edhe një mundësi për ta takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një kafe bar. Ai e njeh historinë më mirë se Putini dhe beson në fitoren e Ukrainës” ka shkruar ajo.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Lajmet e Fundit