10.3 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Rënie e pritur e Vetëvendosjes në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit arriti t’i befasojë të gjithë kur doli si partia më e votuar në vend.Por kjo gjë ndryshoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat sipas rezultateve të publikuara deri më tani e radhisin atë si partia e tretë më e votuar në vend pas LDK-së dhe PDK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.Madje Vetëvendosja nuk arriti të fitojë as kryeqytetin pa balotazh, ndonëse këtë qendër ata e llogaritnin si të fituar.

Vetëvendosja do të garojë në balotazhin e Prishtinës, Prizrenit, Podujevës, Gjilanit, Vushtrrisë, Vitisë, Kaçanikut dhe Kamenicës.E njohësit e çështjeve politike këtë rënie të Vetëvendosjes e shohin si të parashikuar.

Sipas tyre, ajo triumfoi në zgjedhjet nacionale për faktin se vendi gjendej në krizë, e shkaktuar nga opozita, dhe votuesit iu hakmorën duke votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.Gjithashtu arsyeja tjetër, sipas tyre, është edhe emërimi në momentet e fundit i kandidatëve nga ky subjekt politik u është hakmarrë atyre në rezultatet e zgjedhjeve.

Më Shumë

Balotazhi i hipokrizisë

Në prag të balotazhit të 9 nëntorit po ndodhin aleanca, të cilat vetëm disa javë më parë do të dukeshin absurde. Partitë, të cilat...

Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Dijon në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj ekipit francez JDA Dijon, e vlefshme për...

Lajmet e Fundit