11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Reshitaj në Rahovec : Nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat, Kosova do të jetë vend i pastër

Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, sot në Rahovec është shënuar Dita Botërore e Tokës, me  moton “Një botë pa ndotje të plastikës”.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në apelin e saj për mbrojtjen e tokës ka thënë se Kosova si vend në zhvillim mund të bëjë shumë në mbrojtjen e tokës, e kjo arrihet, sipas saj, vetëm nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat.

“Jemi këtu bashkë me shumë studentë e nxënës, të cilët me idetë e tyre kreative na bëjnë të ndihemi të turpëruar nëse ne si institucione nuk punojmë me përkushtim për t’iu dhënë hapësirë dhe mundësi që të na ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit” deklaroi ministrja Reshitaj.

“E kemi dhënë një shembull të mire në Mitrovicë dhe Suharekë ku për dy dite kemi arritur t’i asgjësojmë të gjitha deponitë ilegale. Do të doja që të mos dalim me gjoba mandatore por jam e bindur që vet qytetarët do ta mbrojnë”, theksoi ministrja Reshitaj.

Më Shumë

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit