16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Restaurimi i fototekës “Marubi”, në garë 5 studio

Fototeka MarubiFaza e parë e konkursit për restaurimin dhe muzealizimin e fototekës “Marubi” ka seleksionuar pesë studio, të cilat më pas do ti nënshtrohen gjykimit përfundimtar të një jurie ndërkombëtare për të përzgjedhur studion fituese.

Konkurrentët e përzgjedhur sipas dëshmisë së përvojës dhe të projektimeve të vizionit të zhvillimit, janë: Atelier 4 (studio shqiptare), Casanova+Hernandez (studio hollandeze), Lorenco & CO (studio shqiptare), Testa (studio italiane), Zvi Hecker (studio gjermane).

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës, kishin aplikuar 26 studio, me shpërndarje gjeografike mjaft interesante, nga të cilat 11 nga Italia, 9 nga Shqipëria, 1 aplikim nga Gjermania, Hollanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kosova. Konkursi u shpall në 7 shkurt dhe u konceptua në 2 faza: faza e parë që sapo përfundoi, në 28 shkurt me përzgjedhjen e short-listës me 5 studiot fituese, për të vazhduar në fazën e dytë nga ku do të shpallet edhe fituesi, më 30 mars.

Në fazën e dytë 5 konkurrentët do të paraqiten me një projekt arkitektonik që duhet të përfshijë: Analiza të detajuara të sitit- shfaqja dhe performanca e objektit nga fokuset kryesore të qytetit, sistemimin e përgjithshëm, planimetri, mobilim, skemat e lëvizjes horizontale dhe vertikale, analiza e trajtimit të ndriçimit natyral dhe artificial (ndriçimi dekorativ), detaje të fragmenteve kryesore të zhvillimit perimetral dhe momentit të hyrjes, etj. E lënë për vite të tëra në mëshirën e fatit e të lagështisë së skutave, tashmë për dinastinë “Marubi” do të ketë një godinë të standardeve evropiane në Shkodër. Fotot e ruajtura në muze kanë një rëndësi unike për dokumentimin e historisë, etnografisë, ngjarjeve, etj. Aktualisht ruajtja dhe ekspozimi i fotografive kryhet në disa zyra në qytetin e Shkodrës, në kushte shumë të papërshtatshme.

Në Fototekën Kombëtare “Marubi” ruhen rreth 500,000 negativë fotosh prej të cilave rreth 150,000 negativë janë të tre brezave “Marubi”. Bazuar nga inventari janë 493,760 negativë fotosh, 200 dokumente historike dhe 150 objekte historike. Nëpërmjet zbatimi të këtij projekti restaurimi pritet që Muzeu të tërheqë një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj, si dhe profesionistë nga fushat e ndryshme.

Më Shumë

Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali. Mëson se gjatë...

Krasniqi në 25 vjetorin e masakrave në Rahovec: Sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar masakrat në fshatrat e Rahovecit, ku mbeten të vrarë 68 civilë në Fortesë, 75...

Lajmet e Fundit