16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Inis Gjoni: Ja sekreti i suksesit “10 vjet martesë” në teatër

InisGjoni-GenciFuga-EniJaniKomedia “10 vjet martesë” me autor Halil Vardar dhe regji nga Inis Gjoni mori të tjera vlerësime mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar. Komedia, e cila dhe më herët ka shijuar suksesin në skenën teatrore, u rikthye si kërkesë e publikut në sallën e TK dhe u interpretua nga aktorët Genci Fuga dhe Eni Jani. Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme. Liza dhe Aleksi janë të martuar prej dhjetë vjetësh dhe kanë dy fëmijë. Ndërsa Liza në ditën e përvjetorit të martesës po mundohet të krijojë një atmosferë sa më romantike duke u munduar të paraqitet përpara Aleksit sensuale dhe joshëse, po atë ditë Aleksi i rrëfen se e tradhton dhe se kërkon të divorcohet. Më pas gjithçka është e përfshirë në nota komike dhe publiku bëhet pjesë e lojës së shkëlqyer të dy aktorëve, Fuga dhe Jani.

Por regjisorja Inis Gjoni tregon se pas 10 netëve që vepra u shfaq në skenën teatrore, se kishte menduar se do të vijonte ky sukses.

“Shfaqja mbushi plot sallën e teatrit, mbushi llozhat, pati sukses. Unë ndoshta se kisha menduar për ta risjellë sërish kaq shpejt në skenë, pasi ajo shfaq dhe në muajin janar, por interesi i publikut ka qenë i madh. Kjo vepër e riktheu publikun në teatër, erdhi në skenë si kërkesë e publikut”, tregon regjisorja mbi komedinë “10 vjet martesë”, transmeton Sotnews.

Por ajo se çfarë e ka bërë këtë vepër të mirëpritur, veç interpretimit të dy aktorëve, padyshim sipas regjisores është dhe mesazhi që sjell këtë herë komedia, por që sipas saj ka në vetvete një dramë.

“Ajo që sjell vepra është një dramë e shoqërisë sot, dhe këtu jo vetëm e asaj shqiptare, por e mbarë shoqërisë. Këtë dramë autori ka arritur ta sjellë bukur me nota komike. Tema që trajtohet është marrëdhënia në çift. Është një vepër shumë aktuale, tema nuk ka një vend veprimi, pasi veprimtaria e saj është kudo, si në Shqipëri, ashtu dhe në mbarë globin, sepse është një temë që ka qenë prezente dje, është sot dhe do të jetë përsëri nesër. Marrëdhënia në çift është gjithmonë e diskutueshme”, tregon regjisorja Inis Gjoni.

Çifti i bashkëshortëve edhe në jetë, Jani dhe Fuga sjellin sipas mënyrës së tyre në këtë komedi, gjithë etapat e një jetë bashkëshortore, nga pasioni, dashuria e deri tek rutina, tradhtia, zhgënjimet, xhelozitë dhe kompromiset bashkëshortore dhe autori prezanton, kompromisin si armën e fundit të një dashurie të humbur.

“Ata si shumë çifte realizuan një normë egoiste vetëm e vetëm për të pasur dikë në fund të jetës së tyre, duke mos shfrytëzuar shansin e të bërit të njëri-tjetrit të lumtur pak e nga pak çdo ditë. Kështu ka qenë dje, kështu është dhe sot, ky është njeriu pavarësisht kohëve që ndryshojnë”, tregon më tej regjisorja mbi veprën që edhe sonte do të jetë në TK.

Veprat e Halili Vardar, 2 shfaqje në skenë

Nuk është hera e parë që regjisorja Inis Gjoni sjell në skenën e teatrit një vepër të Halili Vardar. Më herët ajo solli në skenë komedinë “Klani i të divorcuarave” të Vardar, dhe sërish përzgjodhi një vepër të tij, por këtë herë të tjera ngjarje dhe histori në “10 vjet martesë”. Që në momentet e para të komedisë shpërthen në një ortek zënkash dhe pakënaqësish nga të dyja palët, duke hedhur të gjithë helmin e mbledhur në këto vite. Ata nisin të zbrazin të vërtetat e pathëna të bashkëjetesës, duke shprehur zhgënjimet e pësuara, tradhtitë, xhelozitë, pakënaqësitë e dëshirat e tyre në një përpjekje për të gjetur fajtorin. Ndaj autori në këtë moment kthehet në retrospektivë dhjetë viteve më parë, atje ku lindi dhe dashuria e tyre duke treguar një pamje të qartë të kësaj bashkëjetese. Atmosfera tensionuese, konfliktuale dhe pasionale përçon gjithë komedinë. Në vorbullën e kësaj situate të pashpresë mosmarrëveshjesh ku gjithçka duket se ka përfunduar, autori në fund na jep një zgjidhje befasuese duke na çuar shumë vite para ku na paraqet këtë çift tashmë të moshuar që shihet se e kanë kaluar jetën bashkë. Me sa duket kompromisi është arma e fundit e një dashurie të mbaruar. Vepra, e cila është përthyer nga Ylljet Aliçka pas kësaj fundjave do të rikthehet edhe fundjavën tjetër në skenën e Teatrit Kombëtar.

Më Shumë

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Lajmet e Fundit