Klubi i njohur gjerman, Fortuna Dusseldorf, është gatë që të bëjë një plan revolucionar, duke ofruar të gjitha biletat falas në ndeshjet që luajnë në stadiumin e tyre.
Ky plan i klubit nga Bundesliga 2 do të nisë në sezonin e ardhshëm, derisa mediat në Gjermani shkruajnë se të paktën tre ndeshjet e para do të mund t’i ndjekin pa paguar para tifozët e tyre.
Raportet nga “Bild” pretendojnë se besnikët e Fortuna-s mund të marrin tre bileta për asgjë sezonin e ardhshëm, ndërsa projekti do të testohet.
Stadiumi ka një kapacitet prej pak më tepër se 54 mijë ulëseve dhe që ka një mesatare prej rreth 29 mijë persona për ndeshje.
Dy herë fituesit e Kupës së Gjermanisë sjellin aktualisht 7 deri në 8 milionë euro të ardhura nga biletat në sezon.
Fortuna shpreson se plani do të çojë në rritjen e të ardhurave të ditës së ndeshjes pasi kur tifozët nuk paguajnë për një biletë ata besojnë se kjo do të çojë në blerjen e më shumë ushqimeve, pijeve apo gjërave të ndryshme.
Kujtojmë që Dusseldorf ka ende gjasa matematikore për t’u ngjitur në elitën e futbollit gjerman, pasi që gjenden në vendin e gjashtë me 47 pikë, nëntë më pak se vendi i tretë që e dërgon në “Play-Off”.