Vetëvendosje publikon videon e radhës, merret përsëri me sistemin e drejtësisë

Partia në pushtet – Vetëvendosje – ka publikuar videon e radhës, ku personazhe kryesore janë zyrtarë të partive opozitare.

Në këtë video VV akuzon partitë opozitare për çështjet e drejtësisë.

VV-ja ka përdorur tri deklarimet e fundit të anëtarëve të partive opozitare, duke thënë se këto janë “3 rastet shkollore” se qysh është bërë drejtësia në të kaluarën.

Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit – Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit: – ShIK-u që kërkon 3 milionë për të liruar Guvernatorin. – Ministri i LDK-së që kërkon nga Policia të mos ja burgos kryetarin. – Kryeprokurori që i shkon me dosje Kryeministrit.” – thuhet në mbishkrimin e kësaj video që është publikuar në faqen zyrtare të partisë.

Për të mos harruar, këto ditë, duke filluar nga kryeministri, Albin Kurti e deri të anëtarët më të zakontë të VV-së, kanë sulmuar sistemin e drejtësisë dhe Prokurorinë e vendit për shkak të arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit