18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Diplomati Spahiu: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën

Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë, thekson diplomati Avni Spahiu.

Spahiu në një intervistë për The Geopost, shton se nocioni i luftës hibride ka lindur dhe është përhapur nga Kremlini.

“Rusia do të vazhdojë edhe më tutje, përmes Serbisë që të krijojë destabilizim në Kosovë, kjo po ndodh edhe përmes përdorimit të propagandës të asaj fushatës dezinformuese dhe aspekteve të tjera që krijojnë situatë të pasigurt”, thekson Spahiu.

Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Washington D.C., pohon se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit.

“Pjesë e kësaj lufte hibride moderne që po organizon dhe gjatë tërë kohës, Rusia ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë që të shkaktojë jo-stabiliotet në vendet e Bakllanit, pasi që po flasim për Ballkanin”, pohon ai.

Po ashtu, sipas Spahiut, Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimkt Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë tani që edhe Washingtoni po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt BE-së, drejt politikës së BE-së, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar se politika serbe e mbajtjes së dy karrigeve do të marrë fund dhe se Serbia do të kthehet përfundimisht”, shprehet Spahiu.

Diplomati kosovar tregon rastin se si propaganda serbe kishte shpifur kundrejt Kosovës, pas lidhjes së një marrëveshje me shtetin amerikan të Iowas.

“Më kujtohet kur ne nënshkruam marrëveshje me shtetin federal të SHBA-së, Iowa, krijuam një partneritet ndërshtetëror, unë isha atje, nënshkruam me guvernatorin e Iowës këtë partneritet”.

Të nesërmen ambasadori serb kishte bërë një reagim nëpër mediet amerikane se ç’është ky partneritet, Kosova nuk është shtet, në zhargonin e tyre kundër Kosovës dhe mu desh që të nesërmen t’u dërgoja një letër si reagim ndaj kësaj medieve amerikane, që patën mirësinë, një numër i madh i tyre që e botoi këtë reagim, pra vazhdimisht ishim në një konfrontim të palës serbe që përhapte këso dezinformatash dhe ne që përpiqeshim të plasonim të vërtetën për Kosovën”, tregon diplomati.

Në këtë intervistë, Spahiu ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan.

“Unë mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokusim më të madh në Ballkan në shtetet tjera, në të cilat Serbia apo Rusia përmes Serbisë po përpiqet t’i realizojë aspiratat e veta”, ka përfunduar Spahiu.

Më Shumë

Rrugët e Prizrenit përmbyten nga ujërat si pasojë e reshjeve të shiut

Rrugët e qytetit të Prizrenit janë përmbytur nga ujërat si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në orët e pasditës. Qytetarë të ndryshëm në rrjete sociale...

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” i ka bërë thirrje çiklistëve dhe ngasësve të automjeteve që të shtojnë kujdesin në rrugët e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit