7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Revolucioni 20 ditor i Realit nën urdhrat e Zidanes

Real Madridi e nisi muajin me humbje 2 – 0 ndaj Shakhtar Donestk duke i vendosur afër eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, pas kësaj humbje, trajneri Zinedine Zidane ia doli të balancojë skuadrën që mori vetëm rezultate pozitive.

Për 20 ditë, “Los Blancos” u transformuan në tjetër skuadër, duke nisur me fitoren ndaj Borussia Monchengladbach dhe siguruar kualifikimin si lider i grupit B.

Pos kësaj, Reali fitoi katër ndeshje radhazi në La Liga ndaj skuadrave si Sevilla, Athletic Bilbao dhe Eibar, derisa fitorja më e rëndësishme ishte derbi lokal ndaj Atletico Madridit (2-0).

Sipas Marca, tekniku francez është personi që duhet lavdëruar për përformancat e duhura dhe që i dëshmojë të gjithëve se është i duhuri për të qenë në stolin e “Galaktikëve”.

Sidoqoftë, kjo nuk është e gjitha sepse lojtarët në moshë si Sergio Ramos, Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos kanë gjetur prapë formën duke bërë përformanca të nivelit të lartë. /Insporti/

Më Shumë

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste të Final 4 në Ligën Unike të meshkujve

Pas përfundimit të garave të rregullave janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën Unike të Meshkujve. Nga Grupi A më herët janë kualifikuar Besëlidhja dhe...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lajmet e Fundit