15 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Rexhaj fajëson grupet kriminale për gjendjen në veri

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj situatën e fundit në veri e sheh si shtrirje të sovranitetit nga ana e institucioneve të vendit, duke i fajësuar grupet kriminale dhe presidentin serb për tensionim të situatës atje. 

Sipas tij, Serbia në këtë rast ka treguar karakterin e saj shtetëror, shovinist që ka e sidomos apetitet ndaj Kosovës.

“Ajo ka vazhduar me këtë karakter edhe në të kaluarën por edhe tash, e sidomos në pengmarrjen e policëve kufitar të Kosovës, duke e shkel sovranitetin e vendit”, ka thënë Rexhaj.

Tutje ai ka thënë se këtë e ka bërë pikërisht pas marrëveshjes së Ohrit ku janë pajtuar të dyja palet për atë marrëveshje.

“Në marrëveshjen e Ohrit janë pajtuar që të dyja palët të mos përzihen në çështjet e brendshme. Mirëpo këtu ka tendencë të Serbisë dhe grupeve kriminale që përmes tensioneve madje edhe me grupe të armatosura ta mbajnë veriun në gjendje tensioni”, tha Rexhaj, duke shtuar se institucionet e sigurisë së Kosovë janë treguar të matura.

Ai ka thënë se problemi në veri me përmbajtje është në sundim të ligjit.

“Kjo për faktin se jo vetëm tash por edhe përherë atje ka pasur grupe të armatosura të cilat pos kundër shtetit të Kosovës, kanë qenë edhe kundër serbëve lokal. Kur vjen çështja e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, menjëherë vjen Lista Serbe, menjëherë vjen Vuçiqi të cilët kanë vetëm një tendencë, frikësimin e qytetarëve serb atje”, tha Rexhaj në RTK Prime.

Po ashtu sipas tij, Serbia e përdor veriun e Kosovës për çështje të veta politike.

Më Shumë

Drini i Bardhë rikthehet te fitoret, mposht Arbërinë në Dobraj

Pas disa ndeshjesh të vështira, Drini i Bardhë ka rikthyer moralin me një fitore të merituar 3-1 ndaj Arbërisë në Dobraj. Lojtarët e ekipit...

Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të martën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një automjeti kanë zbuluar një sasi...

Lajmet e Fundit