11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Rikthehen vrasjet për hakmarrje

ArmaaaaVetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 10 vrasje. Sipas Mentor Vrajollit, nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, shqetëson fakti se vrasjet e kohëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur për motive të hakmarrjes dhe si pasojë e dhunës në shkolla.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmet Isufi e ka quajtur shqetësues numrin e madh të vrasjeve që kanë ndodhur gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

Sipas tij, institucionet e shtetit duhet të angazhohen për krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët, për shkak që ata sipas tij, mund ta humbin besimin në organet e rendit.

“Konsideroj që Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe ka qenë neglizhente në zbulimin e fajtorëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e vendit. Këndellja është e domosdoshme në këtë institucion, sepse nëse vazhdohet me këtë avaz, mendoj se te qytetarët do të krijohet një imazh jo i mirë për Policinë e Kosovës”, ka thënë Isufi për Telegrafin.

Në anën tjetër, Mentor Vrajolli nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, ka theksuar se vrasjet e kohëve në Kosovë kanë ndodhur për dy arsye: për hakmarrje dhe si pasojë e dhunës në shkolla.

Ai tha për Telegrafin se institucionet nuk po bëjnë aq sa duhet për parandalimin e krimit në këto dy fusha.

“Policia është e informuar për potencialin e problemeve që mund ta shkaktojë fenomeni i hakmarrjes. Prandaj, duhet të merren të gjitha masat për t’i parandaluar vrasjet për shkak të këtij motivi. Me të qetësuar paksa problemet në mes nxënësve nëpër shkolla, Policia e ka neglizhuar këtë problematikë. Mendoj, se shkollat në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duhet që problemet t’i parandalojnë dhe assesi t’i lejojnë vetit luksin që pasi të ndodhin, të merren me to. Problemet (vrasjet) mund të shkaktohen edhe aksidentalisht. Problem është se në shumë raste kryesit e veprave kanë arritur t’ia mbathin dhe të mos dihet identiteti t iyre”, ka thënë Vrajolli.

Më Shumë

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 95-vjetorin e ndarjes nga jeta të At Shtjefën Gjeçovit. At Shtjefën Gjeçovi lindi në Janjevë të Kosovës më 12 korrik,...

Mblidhet shuma e nevojshme për trajtimin e 12-vjeçares Elita Totaj

Familja Totaj ka njoftuar se falë dashurisë dhe bujarisë së qytetarëve, shuma e nevojshme për trajtimin e Elitës është mbledhur. Në një mesazh emocionues,...

Lajmet e Fundit