Ringjallet interesi i Bayern Munich për Cristiano Ronaldo-n

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich-un teksa planifikon një largim nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo pohoi se ndihet “i tradhtuar” sepse trajneri i United, Erik ten Hag dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet nga klubi.

Sipas medias britanike “Sportsmail”, Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, u takuan me Bayernin javën e kaluar pasi zyrtarë nga gjigantët e Bundesligës fluturuan në Angli për bisedime.

Mendes ia ofroi Ronaldo-n Bayern-it dhe nje sere klubesh te tjera duke perfshire, Chelsea-n dhe Napoli-n gjate veres, por si perfundim ai mbeti ne “Old Trafford”. Gjithashtu pati dhe bisedime me Newcastle muajin e kaluar.

Cristiano Ronaldo/ Photo: Getty Images

Shefi ekzekutiv i Bayern-it, Oliver Khan, konfirmoi në korrik se ata kishin konsideruar një lëvizje për Ronaldon, por tha se ai nuk përshtatet në ‘filozofinë’ e klubit.

Gjermanët gjithashtu hezituan të paguajnë pagën e lojtarit prej 500 mijë paund në javë, pasi i paguan Liverpool-it 35 milionë paund për Sadio Mane-n si zëvendësues për Robert Lewandowski-n.

Sidoqoftë, Bayern-i e ka ringjallur interesin e tyre mes shqetësimeve për gjendjen fizike të Mane-s dhe pasigurinë për të ardhmen e Eric Maxim Choupo-Moting.

Ronaldo është i dëshpëruar të luajë sërish në Champions League pasi ka parë rivalin, Lionel Messi afër 11 golave nga rekordi i tij prej 140. Në mënyrë intriguese, Bayern përballet me Messi-n dhe Paris Saint-Germain në raudnin e 16-të në shkurt.

Pronari i Chelsea-t, Todd Boehly gjithashtu mund t’i ofrojë Ronaldo-s një rrugëdalje nga United në janar. Amerikani ka një marrëdhënie të ngushtë me Mendes-in dhe ishte i interesuar për portugezin gjatë verës, por ai u përball me rezistencën e trajnerit të atëhershëm të bluve, Thomas Tuchel.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit