7.7 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Rinia Demokratike në Prizren uron të gjithë qytetarëve Ditën e Evropës

Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Prizren (RDK) i ka uruar të gjithë qytetarëve të Prizrenit e në veçanti rinisë Ditën e Evropës. RDK vlerëson se kjo ditë është mjaftë domethënëse për të ardhmen e Kosovës.

“9 Maji, i cili shënohet për nder të miqve të Unionit Evropian, shpresojmë që të jetë shtytës për vendin tonë, duke i kultivuar virtytet më të larta të vendeve evropiane në shtet-ndërtim, demokraci dhe zhvillim të mëtejmë ekonomik”., thuhet në urimin e RDK-së.

“Mbi të gjitha, kjo ditë është e rëndësishme për rininë tonë, pasi që në një të ardhme të afërt, të gjithë ne të rinjtë e Republikës së Kosovës do jemi ata që do e gëzojmë këtë festë duke qenë pjesë e familjes shumëkombëshe evropiane”.

“Angazhimi i rinisë do ketë një rol të veçantë në jetësimin e aspiratave tona drejt një të ardhme më të mirë, me prosperitet dhe për lëvizje të lirë në vendet e Evropës mike”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit