4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Komuniteti i çiklistëve të Prizrenit pedalon për korsi

Në performansën publike “Vozit Biçikletë” të organizuar nga “EC Ma Ndryshe”, në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë, të shtunën kanë marrë pjesë dhjetëra çiklistë, të cilët me pedalimin nëpër qytet kanë adresuar në mënyrë publike kërkesën për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit.

Grumbullimi i çiklistëve ka nisur në sheshin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, me ç’rast nga Ura e Arastës ka nisur edhe xhiroja që ka përshkruar rrugën unazore të qytetit. Policia e Kosovës ka asistuar në këtë aktivitet komunitetin e çiklistëve, që është përbërë nga grupmoshat e ndryshme.

Pas xhiros së plotë nëpër rrugën unazore të qytetit, çiklistët janë kthyer në Kej, ku edhe kanë nënshkruar peticionin për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta.

“Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i “EC Ma Ndryshe”, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit dhe paralelisht zhvillohet edhe procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit.

Kërkesa për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit ka ardhur nga komuniteti. /PrizrenPress.com/

Ciklistet ne Prizren1 Ciklistet ne Prizren2

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit