Rinovohet Monumenti i NATO-së në Prizren

Është rinovuar Monumenti i NATO-s në Prizren.

Në përurim ka marrë pjesë kryetari i Komunës,Shaqir Totaj bashkë me ekipin e KFOR-it, në krye me Kolonelin Marco Javarone, Komandat i KFOR – RC-W dhe Gjeneralin e Brigadës OF-6 të Ushtrisë Amerikane, John “Boz” Bozicevic.

Përveç rinovimit janë zëvendësuar të gjithë flamujt dhe është bërë pastrimi i ambientit në dhe rreth këtij monumenti.

“Falënderojmë KFOR-in që gjithmonë gjenë mënyrë për bashkëpunim me Komunën tonë, ndërsa, ne do të përkujdesemi që ky monument të jetë i freskët në pamje dhe në shërbim të qytetarëve të Prizrenit”,tha Totaj.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit