11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rinumërohen 180 vendvotime

Rinumerimi-kutiteKoordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka bërë me dije se deri pasditen e së dielës kanë arritur të rinumërohen 180 vendvotime nga 439 sa janë gjithsej.

Ai ka vlerësuar se procesi është duke ecur normalisht dhe shpreson se rinumërimi do të kryhet brenda kohës së planifikuar. “Gjithsej për t’u rinumëruar janë 439 vendvotime. Në ditën e parë janë rinumëruar 70 prej tyre, po ashtu edhe në ditën e dytë janë rinumëruar 70, kurse të dielën në orarin e paradites janë rinumëruar 40 vendvotime. Prandaj, deri më tani i kemi të kompletuara 180 vendvotime. Por, procesi i rinumërimit është duke vazhduar si dhe është duke ecur normalisht dhe shpresojmë se do ta kryejmë rinumërimin brenda kohës së planifikuar”, ka deklaruar për “Epokën e re” Ahmetaj.

Ai ka thënë se procesi është duke u zhvilluar me dinamikën e paraparë dhe në mënyrë shumë transparente. “I gjithë ky proces vazhdon të zhvillohet në mënyrë shumë transparente dhe interesimi i vëzhguesve për ta përcjellë procesin është i kënaqshëm. Qendra e Numërimit të Rezultateve është duke iu siguruar kopje të formularëve të rinumëruar vëzhguesve në mënyrë që të bëhet krahasimi në mes të gjendjes që ka qenë para rinumërimit dhe pas rinumërimit”, është shprehur Ahmetaj.

Ndonëse në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u punuar me dy ndërrime, sipas Ahmetajt, procesi i rinumërimit nuk pritet të përfundojë shumë shpjet për shkak të numrit të madh të fletëvotimeve që gjenden brenda një kutie të votimit. “Nuk mund të them se ky proces do të kryhet shumë shpejt meqenëse tash kemi të bëjmë me vendvotime që kanë diku 350 fletëvotime brenda, rinumërimi i të cilave nuk mund të kryhet para katër orë e gjysmë. Kështu që, volumi i madh i fletëvotimeve brenda kutive të votimit, të cilat tash janë të gjitha me volum të madh, do të marrë kohë. Për këtë arsye nuk mund të them se do të kryhet shpejt ky proces, por në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u punuar intensivisht me dy ndërrime nga ora 08:00 deri në orën 24:00”, ka treguar Ahmetaj.

Ndërkohë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dy ditë me herët pati paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit mund të publikohen të enjten. “Këto ditë do të vazhdojë rinumërimi i 439 kutive dhe parashihet që për çdo ditë të rinumërohen nga 80 kuti. Duke u nisur nga kjo përllogaritje, mund të presim që të enjten të dalim me rezultate përfundimtare për zgjedhjet e 8 qershorit”, ka thënë Daka, duke shtuar se nuk ka asnjë vonesë në procesin e numërimit dhe të rinumërimit të votave. Sipas saj, KQZ-ja dhe QNR-ja janë duke e kryer punën në mënyrë profesionale, efikase dhe transparente.

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Lajmet e Fundit