11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Rishpallet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka rishpallur konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë,shkruan “PrizrenPress”.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pas shumë ankesave, pati anuluar dy konkurse për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Ai, ka premtuar se përzgjedhja e kandidatëve kësaj radhe, do të jetë me transparente se sa në konkursin e parë.

 

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Nr. 01-111-110677
Datë: 25.07.2018
Drejtoria e Arsimit
Titulli i vendit të punës : Drejtor i Shkollës Fillore
në:
1. SHFMU “Lidhja e Prizrenit” – Prizren
2. SHFMU “Abdyl Frashëri” – Prizren
3. SHFMU “Motrat Qiriazi” – Prizren
4. SHFMU “Dëshmorët e Zhurit” – Zhur, Komuna e Prizrenit
5. SHFMU “Vëllezërit Frashëri” – Planejë, Komuna e Prizrenit
6. SHFMU “Sinan Thaqi” – Zojzë, Komuna e Prizrenit
7. SHFMU “Mic Sokoli” – Lybeqevë, Komuna e Prizrenit
8. SHFMU “Dy Dëshmorët” – Piranë, Komuna e Prizrenit
9. SHFMU “Dëshmorët e Vërrinit” – Billushë, Komuna e Prizrenit
10. SHFMU “Zenun Çoçaj” – Gjonaj, Komuna e Prizrenit
11. SHFMU “Nazim Kokollari” – Dardani, Komuna e Prizrenit
12. SHFMU “Brigada 125” – Medvec, Komuna e Prizrenit
13. SHFMU “Meto Bajraktari” – Reqan, Komuna e Prizrenit
14. SHFMU “Planjane” – Planjane, Komuna e Prizrenit
15. SHFMU “25 Maji” – Lubinje e Poshtme, Komuna e Prizrenit
16. SHFMU “Izvor” – Lubinje e Epërme, Komuna e Prizrenit
17. SHFMU “Fatmir Berisha” – Prizren
18. SHFMU “Xhevat Berisha” – Prizren
19. SHFMU “Fadil Hisari” – Prizren
20. SHFMU “Mati Logoreci” – Prizren
21. SHFMU “Ibrahim Fehmiu” – Prizren
22. SHFMU “Zef Lush Marku” – Velezhë, Komuna e Prizrenit
23. SHFMU “22 Dëshmorët” – Randobravë, Komuna e Prizrenit
24. SHFMU “Dëshmorët e Kabashit” – Korishë, Komuna e Prizrenit
25. SHFMU “Shtjefën Gjeqovi” – Zym, Komuna e Prizrenit
2
26. SHFMU “Nazim Buduri” – Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit
27. SHFMU “Sharr” – Jabllanicë, Komuna e Prizrenit
28. SHFMU “Pjetër Mazreku” – Mazrek, Komuna e Prizrenit
29. SHFMU “Hasim Maliqaj” – Poslisht, Komuna e Prizrenit
30. SHFMU “Krushë e Vogël” –Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit
31. SHFML “Abdyl Frashëri” – Prizren
32. SHFMU “Lekë Dugagjini” – Prizren
Pozita: Jo karrierës
Numri i Pozitave : tridhjetëedy (32) pozita
Kategoria Funksionale: Niveli drejtues 1
Grada e vendit të punës: 7
Koeficienti: 7.8
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet
Nr. 01-111-110680
Datë: 25.07.2018
Titulli i vendit të punës : Drejtor i Shkollës së Mesme
në:
1. SHML “Luciano Motroni” – Prizren
2. SHML “Gjon Buzuku” – Prizren
3. SHML “Lorenc Antoni” – Prizren
Pozita: Jo karrierës
Numri i Pozitave : tri (3) pozita
Kategoria Funksionale: Niveli drejtues 2
Grada e vendit të punës: 6
Koeficienti: 8.4
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet
Qëllimi i vendit të punës:
Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe procedurave standarde dhe ofrimi i shërbimeve arsimore
në shkollë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
1. Menaxhon punën e përgjithshme të shkollës, përgatit planin zhvillimor të shkollës, cakton objektivat
dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave; 20%
2. Menaxhon stafin e shkollës, dhe në bashkëpunim me DKA-në, organizon punën përmes ndarjes së
detyrave tek stafi nën mbikëqyrje, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar shërbime
cilësore; 15%
3. Vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime
me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë në arsim; 10%
4. Menaxhon me financat e shkollës dhe bashkëpunon me këshillin drejtues të shkollës për menaxhim sa
më efikas të buxhetit financiar; 10%
5. Zhvillon dhe propozon politika në lidhje me organizimin e procesit mësimor, kujdeset për mirëqenien
3
dhe sigurinë e të gjithëve në shkollë, përfshirjen dhe vijimin e nxënësve në shkollë, inicimin e procedurave
disiplinore ndaj stafit nën mbikëqyrje dhe nxënësve në përputhje me dispozitat ligjore; 15%
6. Drejtori është i obliguar të paraqes raport vjetor për veprimtarinë e shkollës dhe të jep informacione të
tilla sa herë që kërkohet nga DKA dhe MASHT-i, i raporton këshillit drejtues të shkollës, sipas kërkesës,
për financat dhe aktivitetet e tjera të shkollës, 10%
7. Koordinon punën dhe bashkëpunon me Këshillin e Shkollës ,organet tjera shkollore dhe institucionet tjera;
10%
8. Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes
trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara. 5%
9. Kryen detyra të tjera të caktuara nga DKA, MASHT në bazë të ligjeve dhe akteve nënligjore të
aplikueshme në Republikën e Kosovës. 5%
Shkathtësitë e kërkuara: ? Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim, ? Njohuri dhe përvojë në fushën arsimit, ? Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë, ? Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues, ? Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point,Access), ? Njohuri të gjuhëve zyrtare, ? Shkathtësi zhvillimi, implementimi dhe monitorimi të politikave të Burimeve Njerëzore, ? Njohuri strategjike dhe procedurale, ? Shkathtësi komunikimi, prezantimi, këshillimi, ? Të jap solucione të reja dhe praktike në lidhje me problemet dhe nevojat e shkollës, ? Fleksibilitet dhe aftësi për tu përballur me rrethanat e reja;
Kushtet : ? Të jenë Shtetas të Republikës së Kosovës ? Të ketë së paku arsimimin universitar të nivelit themelor(së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite
të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit sipas Udhëzimit për
licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër
ligjore ? Së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit ? Të kenë liçencë të rregullt të mësimdhënësit dhe ata që janë në procedurë të licencimit ? Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje,
administrim ose menaxhim
Nr. 01-111-110682
Datë: 25.07.2018
Titulli i vendit të punës : Zëvendësdrejtor i Shkollës Fillore
në:
1. SHFMU “Motrat Qiriazi” – Prizren
2. SHFMU “Mati Logoreci” – Prizren
Pozita: Jo karrierës
Numri i Pozitave : dy (2) pozita
Kategoria Funksionale: Niveli profesional 3
Grada e vendit të punës: 8
Koeficienti: 7.2
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet
4
Qëllimi i vendit të punës:
Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe procedurave standarde dhe ofrimi i shërbimeve arsimore
në shkollë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
1. Ndihmon Drejtorin e shkollës në menaxhimin e punës së përgjithshme të shkollës, përgaditjes së planit
zhvillimor të shkollës, caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre
objektivave; 20%
2. Ndihmon Drejtorin e shkollës në menaxhimin e stafin të shkollës, dhe në bashkëpunim me DKA-në, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek stafi nën mbikëqyrje, ofron udhëzime dhe monitoron
punën e stafit për të ofruar shërbime cilësore; 15%
3. Ndihmon Drejtorin e shkollës në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe
rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë në arsim; 10%
4. Ndihmon Drejtorin e shkollës në menaxhimin e financave të shkollës dhe bashkëpunon me Këshillin
drejtues të shkollës për menaxhim sa më efikas të buxhetit financiar; 10%
5. Ndihmon Drejtorin e shkollës për zhvillimin e politikave në lidhje me organizimin e procesit mësimor,
kujdeset për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithëve në shkollë, përfshirjen dhe vijimin e nxënësve në
shkollë), inicimin e procedurave disiplinore ndaj stafit nën mbikqyrje dhe nxënësve në përputhje me
dispozitat ligjore; 15%
6. Ndihmon Drejtorin e shkollës në përgaditjen e raporteve vjetore për veprimtarinë e shkollës dhe jep
informacione të tilla sa herë që kërkohet nga DKA dhe MASHT-i, i raporton këshillit drejtues të
shkollës, sipas kërkesës, për financat dhe aktivitetet e tjera të shkollës, 10%
7. Koordinon punën dhe bashkëpunon me Këshillin e Shkollës, organet tjera shkollore dhe institucionet
tjera; 10%
8. Ndihmon Drejtorin e Shkollës në vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrah
zhvillimin e tyre përmes trajnimit të kryerjes së detyrave në përputhje me standardet e kërkuara. 5%
9. Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga Drejtori në bazë të Ligjeve dhe akteve nënligjore të
aplikueshme në Republikën e Kosovës. 5%
Shkathtësitë e kërkuara: ? Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim, ? Njohuri dhe përvojë në fushën arsimit, ? Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë, ? Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues, ? Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point,Access), ? Njohuri të gjuhëve zyrtare, ? Shkathtësi zhvillimi, implementimi dhe monitorimi të politikave të Burimeve Njerëzore, ? Shkathtësi komunikimi, prezantimi, këshillimi, ? Të jap solucione të reja dhe praktike në lidhje me problemet dhe nevojat e shkollës, ? Fleksibilitet dhe aftësi për tu përballur me rrethanat e reja;
Kushtet : ? Të jenë Shtetas të Republikës së Kosovës ? Të ketë së paku arsimimin universitar të nivelit themelor(së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite
të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit sipas Udhëzimit për
licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër
ligjore ? Së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit ? Të kenë liçencë të rregullt të mësimdhënësit dhe ata që janë në procedurë të licencimit
5
? Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje,
administrim ose menaxhim
Dokumentet e domosdoshme: ? Certifikatën e lindjes ? Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës ? Dëshminë për përvojën e punës ? Portofolion profesionale ? Letër reference nga një institucion publik- kredibil (si ministria e arsimit, shkencës dhe e teknologjisë,
DKA, Këshilli Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak institucionet e arsimit të lartë) ? Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet ? Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku
10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas Udhëzimeve të MASHT
? Dëshminë se nuk jeni nën hetime ? Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet
gjendja e tij/saj shëndetësore (për arsye të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve kërkohet në
fund të procedurës së rekrutimit vetëm nga kandidati më i suksesshëm)
Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit
më 25.07.2018 deri më datën 08.08.2018 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të
aplikacionit, i bashkangjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek
ne drejtëpërdrejt -Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunale në
Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.
VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 /
200 44715 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të
pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon
se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Kandidatët të cilët nuk i
plotësojnë kushtet nuk ftohen në test me shkrim, vetëm kanditatët e përzgjedhur në listën e shkurtër
do të kontaktohen me shkrim (e-mail) në rast të mos konfirmimit të kanditatit në e-mail do të njoftohet
me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet
e kryera për verifikim para komisionit, në rast të mossjelljes të dokumentacionit origjinal intervistues,
kandidatët nuk do të mund të vazhdojnë në hapat e mëtejmë të procedurave të rekrutimit.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës
dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha
komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim
të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,
siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës
së Kosovës.
Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Prizreni merr një pikë në transfertë, barazon ndaj Vjosës

Prizreni ka siguruar një barazim në udhëtim ndaj Vjosës, në kuadër të Ligër së Parë. Skuadra prizrenase kaloi në epërsi dhe e mbylli pjesën e...

Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 videoklipe

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj po vjen me një album të ri muzikor, i cili do të publikohet më 2 maj të këtij...

Lajmet e Fundit