8.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Rishqyrtohen subvencionet e Drejtorisë së Kulturës dhe Rinisë në Prizren

Organet komunale të Prizrenit i kanë vlerësuar si të bazuara ankesat, lidhur me propozimin e parë për ndarje të subvencioneve për kulturë dhe sport dhe kështu pas rishqyrtimit të tij kanë dalë me propozim të ri.

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi të publikuar në uebfaqen e saj ka bërë të ditur se është rishqyrtuar ndarja e subvencioneve nga DKRS-ja, dhe se sërish do të pranohen ankesat eventuale nga aplikuesit të pakënaqur, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas ankesave të parashtruara për propozimin e parë për ndarje të subvencioneve për kulturë dhe sport, DKRS-ja i ka vlerësuar ato si të arsyeshme dhe ka bërë rishqyrtimin për propozimin e ri.

Në propozimin e ri, në bazë të vlerësimit të komisionit të përzgjedhur, janë ndarë subvencione me shumë prej 70.500 eurosh në kulturë dhe 64.000 euro në sport..

Më Shumë

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Lajmet e Fundit