2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Rita: Jam mbështetëse e femrave

Rita Ora insiston se nuk është një tradhtare ndaj femrave për shkak të bashkëpunimit me Chris Brown.

Ylli i hitit “Poison” është vënë nën kritika për shkak të bashkëpunimit me këngëtarin 26-vjeçar, i cili më 2009 ishte dënuar për shkak të rrahjes së rëndë që ia kishte bërë të dashurës së atëhershme, në këngën “Boy on Me”, por ajo insiston se e kaluara e tij nuk ka të bëj asgjë me këngën, pasi vetëm ka dashur të punoj me dikë vokalet e të cilit janë përshtatur me këngën.

“Kam qenë një mbështetëse e madhe e femrave tashmë një kohë të gjatë dhe këtë mund ta shihni në intervistat e mia. Mendoj se kënga flet vetë. Zëri i tij është përshtatur me këtë këngë dhe e kam kontaktuar atë duke e pasur në mendje këtë dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar Rita.

Ylli 24-vjeçe në të kaluarën ka folur rreth këtij bashkëpunimi, duke thënë se është i rëndësishëm për të në aspektin personal dhe profesional.

“Ai është një person i fuqishëm dhe dikush që është i rëndësishëm për mua personalisht dhe profesionalisht. Diskriminimi dhe gjërat tjera për të cilat flasin njerëzit? Nëse ke një këngë të mirë, atëherë askujt s’i intereson”, kishte deklaruar Rita.

Mirëpo, kritikët e këngës ‘Body on Me’, e kanë akuzuar Ritën në mediet sociale, duke ia rikujtuar asaj incidentin e vitit 2009, kur Chris brutalisht e kishte rrahur Rihanna-n, për çka ishte dënuar me 5 vite burg me kusht.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Delirium

Lajmet e Fundit