Rita Ora: E urreja gjoksin tim

Ajo kurrë nuk humb rast për të nxjerrë në pah asetet e saj, por këngëtarja shqiptare Rita Ora nuk është ndjerë gjithmonë komode me trupin.

24 – vjeçarja ka thënë në një intervistë dhënë për GraziaDaily.com.uk, se ajo filloi të zhvillohej në moshën 14 – vjeçare, më herët se bashkëmoshataret e saj dhe kur gjinjtë filluan t’i rriteshin, ajo e urrente.

Rita Ora ka thënë se ishte e para vajzë në shkollë që kishte gjinj të zhvilluar dhe nuk e pëlqente këtë fakt, derisa djemtë më simpatikë të shkollës filluan të interesoheshin për të. Më pas fillova të ndihesha mirë me veten, shpjegon këngëtarja shqiptare.

Unë tani ndihem komode me trupin tim dhe e dua atë ashtu siç është, ka përfunduar këngëtarja 24 – vjeçare.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit