10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rita Ora falënderon Postën e Kosovës për nderimin me pullë postare

Pulla me imazhin e saj u lëshua në qarkullim nga e shtuna (26 nëntor), ditë në të cilën artistja kremtoi ditëlindjen e saj të 32-të.

Rita gjeti kohë që të shprehë mirënjohjen e saj për këtë nderim Postën e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo publikoi imazhin e saj që ka Posta e Kosovës ka përzgjedhur për të dizajnuar pullën postare të saj, ndërsa u ndje krenare që pjesë e filatelisë është edhe gjyshi i saj, regjisori i mirënjohur Besim Sahatçiu.

“Ndihem shumë mirënjohëse sot. Faleminderit Posta e Kosovës për befasinë e bukur të veçantë për ditëlindjen time. Jam nderuar me një pullë postare zyrtare (nëse doni fytyrën time në të gjithë letrat tuaja) jam e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili u vlerësua po aq për kontributin e tij në Art dhe Film”, shkroi Rita në Facebook.

Tutje, interpretuesja e hitit “Shone Your Light” tha se i vjen keq që nuk ndodhej në vendlindje për ta pranuar këtë nderim fizikisht, por që do të bëjë të pamundurën që të vijë sa më shpejt.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem atje dhe ta marr personalisht, për shkak të angazhimeve në punë, por kur të mundem, do të jem e sigurt që do t’ju vizitoj dhe do t’ju tregoj vlerësimin tim! Faleminderit! Dhe të gjithë të tjerëve ju falënderoj për të gjitha urimet e mia për ditëlindjen. Jam shumë me fat që kam miqtë dhe familjen e fansave më të mirë. Mezi pres t’ju tregoj të gjithëve se për çfarë kam punuar”, shkroi ndër të tjerash Rita.

Përndryshe, vizita e saj e fundit në Kosovë ka qenë në prillin e vitit 2019, ku ishte angazhuar në një fushatë humanitare disa-ditore së bashku me UNICEF-in.

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit