Rita rrëfen momentet e tmerrit

Rita Ora ka treguar dje në gjykatë momentet e frikës që kaloi vetëm pak kohë më parë.

Ajo tregoi se shtëpia e saj u grabit vitin e kaluar nga disa hajdutë teksa ajo ndodhej e mbyllur në dhomën e saj.

“Mos guxoni të vini këtu lart”, mësohet të ketë thirrur këngëtarja me fame botërore.

Hajdutet vodhën sende me vlerë deri në 200 mijë paund, si stoli, çanta të shtrenjta, telefona dhe tableta, por Rita dukej më e shqetësuar për veten dhe motrën e saj Elenën të cilat ishin vetëm në shtëpi.

Mësohet se menjëherë Rita kishte telefonuar numrin e urgjencës 911 duke u kërkuar që të shkonin menjëherë në shtëpi pasi një grup grabitësish kishin hyrë në rezidencën e saj. Edhe motra e këngëtares së famshme, ka dëshmuar sot në gjykatë për frikën që ka ndjerë kur ka parë se në dhomën e motrës janë vjedhur sende të vlefshme.

Elena së bashku me motrën e saj kanë qenë duke fjetur së bashku në dhomë në katin e fundit të shtëpisë kur dy njerëz kanë thyer derën. Charaf Elmoudden 26-vjeçar është njëri prej autorëve.

Elena ka dëshmuar se është zgjuar në ora 5:50 kur ka parë një njeri në dhomën e saj. Këtë e ka thënë në Harrow Crown, gjykatë kjo në Hailshan Drive në Londër e cila merret me trajtimin e rasteve kriminale.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit