7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Ronaldo dhe Irina, një xhiro me helikopter

127270Superylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo po kalon pushime të mbara pas dështimit me Portugalinë e tij në Botërorin “Brazil 2014”. “Topi i Artë”, i shoqëruar nga e dashura e tij Irina Shayk dhe të afërm të tjerë, po relaksohet në ishullin grek Mykonos.

Ronaldo ka postuar një foto në Instagram ku është bashkë me supermodelen ruse pranë bordit të një helikopteri, ndërsa sipër shkruan “morning ride” (xhiroja e mëngjesit).

CR7 është një prej futbollistëve më të pasur në botë, me një rrogë faranoike nga Real Madrid dhe përfitime të shumta nga sponsorat, ndaj dhe disa javë pushimesh luksi nuk janë aspak problem.

Më Shumë

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit