2.9 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Ronaldo do qëndrojë 5 ditë në karantinë, në dyshim debutimi me Manchester United

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United pas 12 vitesh ka rikthyer edhe entuziazmin te tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët po presin me padurim debutimin e dytë të CR7 me fanellën e 20-herë kampionëve të Anglisë.

Pas dygolëshit që realizoi ndaj Irlandës ku u bë shënuesi më i mirë i historisë së futbollit në nivel kombëtaresh, CR7 la grumbullimin e luzitanëve për t’u rikthyer më herët në Angli, pasi plotësoi numrin e kartonëve dhe u skualifikua për sfidën ndaj Azerbajxhanit të Giani De Biasit.

Megjithatë edhe pse Ronaldo ka mbërritur në Britaninë e Madhe për shkak të rregullave kundër COVID-19 ai duhet të qëndrojë i izoluar në vilën e tij në Manchester për 5 ditë dhe për këtë arsye me shumë gjasa nuk do të debutojë në sfidën e së shtunës ndaj Newcastle United në orën 16:00, kjo për vetë faktin pasi Ronaldo do të ketë vetëm 1 ditë stërvitje me “Djajtë e Kuq” para kësaj sfide pasi deri të enjten do të qëndrojë i karantinuar në shtëpinë e tij.

Sipas të gjitha mundësive Ole Gunnar Solskjaer do ta grumbullojë për duelin ndaj “qymyrxhinjve”, me Ronaldon që do ta nisë ndeshjen nga stoli.

I sigurt është debutimi i 36-vjeçarit në sfidën e së martës në Champions League ndaj zviceranëve të Young Boys.

Ajo që “ngroh” sadopak tifozët e “Djajve të Kuq” është njoftimi se Cristiano Ronaldo pritet të bëjë një shëtitje vetëm në qendrën e fushës para fillimit të ndeshjes.

Më Shumë

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Akademia e Filmit Evropian përkujton Enver Petrovcin në ceremoninë EFA në Berlin

Ceremonia e 38-të e Çmimeve të Filmit Evropian (European Film Awards – EFA) u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku përveç shpalljes...

Lajmet e Fundit