Një video amatore ka shokuar opinion në SHBA, për faktin se në të shfaqet një nxënëse në një shkollë në Las Vegas duke goditur vazhdimisht me grushta në kokë një bashkëmoshatare – derisa shokët e shoqet e klasës dëgjohen duke qeshur në sfond.

Vajza e paemëruar shihet duket goditur bashkëmoshataren, e cila kishte mbuluar fytyrën me duar për t’u mbrojtur. Megjithatë nga goditjet e vazhdueshme ajo humb vetëdijen, por kjo nuk i mjaftoi sulmueses që vazhdojë ta godet, transmeton Telegrafi.

E një person që besohet të jetë arsimtarja, dëgjohet duke i bërtitur sulmueses: “mjaft, mjaft – largohu prej saj”.

Ajo çfarë mbetet e panjohur është se në çfarë shkalle ka pësuar lëndime vajza, e cila u rrëzua pa vetëdije në bankë.

Në anën tjetër e dyshuara po akuzohet për sulm dhe mbi të mund të rëndojë edhe një pikë tjetër në aktakuzë. /Telegrafi/