Rrahje në Suharekë, përdoret edhe arma

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë.

Ata kanë përdorë edhe armë.

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka shtënë në ajër me një armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.

“Te të dyshuarit dhe vendi i ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me 12 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm”.

“Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit