11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Rrëfehet Gani Geci (Video e plotë)

Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, flet për aksionet e para të UÇK’së, njohjen me Adem Jasharin dhe me Hashim Thaçin.

Ai, në emisionin “Komiteti” – një prodhim i Gazetës Express për mediumin publik, tregon momentet kur kishte filluar ndarja në mes të dy krahëve ushtarakë; atij të afërt me Presidentin Rugova dhe atij të udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së. Po ashtu, Geci jep informata të dorës së parë për përpjekjet për ta çuar Rugovën në shtëpinë e Adem Jasharit.

Çfarë kishte thënë Rifat Jashari, e çfarë Ibrahim Rugova. Pse nuk ishte realizuar kurrë kjo vizitë? Kush kishte dashur ta vriste Presidentin te Kroi i Mbretit? Me Gani Gecin kemi biseduar edhe për rastin e fundit; vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

 

Hashim Thaçi ishte themelues i LDK’së në Skenderaj

Gani Geci ka thënë se Thaçi kurrë s’e ka pranuar se ka qenë pjesë e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai thotë se faktet duket se flasin për të kundërtën.

“Thaçi ka qenë nënkryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Skenderaj”.

 

Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti ishin ushtarë të Ibrahim Rugovës

Gani Geci, ka treguar se disa prej komandantëve kryesorë të luftës kanë qenë ushtarë të Ibrahim Rugovës.

Madje, sipas Gecit, Adem Jashari është dërguar nga LDK-ja për trajnime ushtarake në Shqipëri.

 

Kush i kishte thënë Ibrahim Rugovës se do ta shti kokën në “shole”

Gani Geci ka rrëfyer sesi morën në mbrojtje Ibrahim Rugovën, pas luftës. Sipas tij, ata i ka ftuar Adnan Merovci.

Sipas Gecit, dikush i ka thënë Rugovës në atë kohë se “do t’ia shti kokën në shole”. Por, kur shtatë vëllezërit shkuan në Velani, kush më s’e kërcënoi ish-Presidentin.

 

Si u përgatit atentati ndaj Ibrahim Rugovës te Kroi i Mbretit?

Gani Geci ka deklaruar se menjëherë pas luftës, Ibrahim Rugova ka dashur ta vizitojë familjen Jashari në Prekaz.

Por, sipas tij, kjo i është pamundësuar atij.

Madje, ai ka treguar për herë të parë se Rugovës i ishte përgatitur një atentat te vendi i quajtur Kroi i Mbretit.

 

Geci flet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Tetë muaj më parë në qendër të Skenderajt e ka vrarë Ruzhdi Shaqirin. Vrasja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe atë gjatë një qërimi hesapesh.

Vrasja ka ndodhur më 4 gusht ndërsa më 21 nëntor ai është liruar nga masa e paraburgimi.

Viktimën që e ka vrarë, Ruzhdi Shaqirin, e ka quajtur vrasës me pagesë.

Ai ka sqaruar se një javë para vrasjes ai e ka kërcënuar, transmeton zeri.info

Në kafiterinë ku ka ngjarë vrasja, Geci ka thënë se ai vet ka shkuar përditë ndërsa Ruzhdi Shaqiri në atë kafiteri Shaqiri nuk ka shkuar kurrë.

Më Shumë

18 pikë negative brenda dy viteve, policia ia anulon patentë shoferin një 25-vjeçari në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është anuluar patentë shoferi i një drejtuesi të automjetit, për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun...

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova. Fanellat janë...

Lajmet e Fundit