2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Rrëshqitja e gurëve në rrugën Restelicë-Dragash, rrezik i vazhdueshëm

Rrëshqitja e dheut dhe e gurëve në aksin rrugor Restelicë – Dragash, të mërkurën, ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për disa orë. Në saje të intervenimit të kompanisë së kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës për mirëmbajtjen e kësaj rruge është hapur njëra korsi e rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Mirëpo autoritetet lokale të Dragashit kanë pohuar se rrëshqitja e dheut dhe gurëve në këtë pjesë ndodh vazhdimisht duke paraqitur rrezik konstant për qytetarët, prandaj dhe kanë bërë thirrje që niveli qendror të mundësojë zgjidhjen afatgjate për këtë problem, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i Komunës së Dragashit, Sherif Aga, ka bërë të ditur se taksistët lokalë e kanë njoftuar rreth orës gjashtë të mëngjesit se rrëshqitja e gurëve ka bllokuar rrugën…

Më Shumë

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

18 vjet shtet

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran...

Lajmet e Fundit