13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Mungon strategjia për zhvillimin e basketbollit

Adhuruesit e basketbollit ëndërrojnë që ky sport të rikthehet si në kohërat e arta. Megjithatë, duke marrë parasysh problemet e klubeve, vështirë se kjo mund të ndodhë, të paktën për këtë vit. Për të rikthyer basketbollin si në kohërat e arta, duhen ndryshime rrënjësore, derisa për momentin po mungon edhe strategjia e mirëfilltë për të dalë nga kjo krizë. Cilësia është dukshëm më e dobët se në vitet e kaluara, kurse ka rënë dukshëm edhe shikueshmëria. Të gjitha këto kanë bërë që të kemi njërin nga kampionatet më të dobëta të pasluftës në basketboll.

Të hartohet një platformë

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, është shprehur se edicioni i kaluar la shumë për të dëshiruar.”Viti i kaluar në basketboll la shumë për të dëshiruar. Ka pasur batica dhe zbatica në kuptimin e zhvillimit të basketbollit. Nuk mund të kesh basketboll cilësor nëse Ligën Nacionale e ke të dobët. Duhet të ketë kritere dhe strategji ekzistuese të hartuar nga ekspertët e basketbollit, të cilët e bëjnë platformën se si do të duhet organizuar dhe zhvilluar Liga. Për momentin kjo po mungon dhe pa pasur strategji, vështirë se mund të dilet nga kjo krizë që ka kapluar basketbollin, ku ka rënie të dukshëm në cilësi dhe shikueshmëri, e kjo ka bërë që të jetë kampionati më i dobët pasluftës”, ka theksuar Blerim Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”. Sigal Prishtina dominoi pa problem në stinorin vjeshtor, kurse në atë pranveror do të luajë tërësisht me vendorë, pasi janë larguar të gjithë lojtarët e huaj, si dhe trajneri Ahmet Kandemir, kurse rolin e trajnerit te bardhekaltrit e ka marrë Andin Rashica.

E ardhmja te vendorët

Krasniqi ka shtuar tutje se duhet të kyçen profesionistët në basketboll dhe t’i kushtohet shumë më shumë rëndësi lojtarëve e trajnerëve vendorë.”Klubet duhet t’i qasen zhvillimit të basketbollit, duke i respektuar kriteret, që kanë dalë nga Këshilli Profesional. Megjithatë, ky Këshill duhet të jetë i përbërë vërtet nga profesionistët e basketbollit, të cilët e dinë problematikën në esencë dhe jo persona që i dëgjojnë dëshirat dhe kërkesat e individëve nëpër klubet e tyre, për përfitime personale dhe jo për zhvillimin e basketbollit në tërësi. Pastaj duhet të ketë kritere strikte për numrin e lojtarëve të huaj, si dhe trajnerë të huaj. Ne duhet t’u japim hapësirë shumë më të madhe lojtarëve dhe trajnerëve vendorë. Vetëm në këtë mënyrë mund të presim një të ardhme më të mirë. Mbetet të shpresojmë se këto do të realizohen dhe nuk do të shkojnë në ‘vesh të shurdhtë’, sepse pastaj nuk do të kemi fare basketboll. Duke e ditur se sa i dashur është ky sport për rininë tonë, atëherë duhet të intervenojmë urgjentisht, në të kundërtën dikur do të jetë shumë vonë”, ka theksuar Blerim Krasniqi për gazetën ‘Kosova Sot’.

(Kosova Sot)

Më Shumë

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

SBAShK-u proteston të mërkurën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën. Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10...

Lajmet e Fundit