15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Rreth 1,8 milionë euro investime në trashëgimi kulturore në Prizren

Mbi 1,2 milionë euro është vlera e buxhetit që është duke u investuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kurse rreth 490 mijë euro të tjera përfshihen në buxhetin e projekteve që do të nisin të zbatohen gjatë këtij viti në qytetin e Prizrenit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i shoqëruar nga këshilltarja, Nora Arapi-Krasniqi ishin në vizitë për të parë nga afër punët që po bëhen atje.

Aktualisht po zhvillohen ndërhyrje emergjente në gjashtë asete, ndërsa në kuadër të projektit të revitalizimit të rrugës Marin Barleti po realizohen punime restauruese në dy shtëpi.

Po ashtu, janë duke u restauruar gjashtë shtëpi tradicionale në Qendrën Historike të Prizrenit, përfshi kompleksin e banimit të familjes Dorambari, shtëpinë e familjes Bardhi, shtëpinë e familjes Sokoli, shtëpinë e familjes Kabashi, si dhe është në përfundim restaurimi i kinemasë së vjetër të qytetit.

Ndërsa kanë nisur ndërhyrjet restauruese edhe në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Ndërkaq në kuadër të programit të muzeve, në fushën e trashëgimisë kulturore po vazhdon puna në funksionalizimin e muzeve.

Rregullimi i enterierit dhe ekspozitës në Muzeun Arkeologjik ka përfunduar, ndërsa në proces të hartimit është koncepti i ekspozitës për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Projektet muzeore në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Kulturës përfshijnë edhe Muzeun e Nënë Terezës dhe Muzeun e Filigranit

Projekti i radhës nga MKRS-ja është ai i Qendrës Kulturore Hebraike. Punimet për këtë projekt pritet të fillojnë gjatë muajve në vijim, ndërsa po punohet edhe në zbatimin e planeve të menaxhimit të Kalasë së Prizrenit dhe të Qendrës Historike të Prizrenit.

Lokaliteti arkeologjik, si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, i cili gjendet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, është projekti tjetër në cilin po punohet.

Më Shumë

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu. “Ajo ka përfunduar Fakultetin e...

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit,...

Lajmet e Fundit